(Mos)Ngjajshmëria e shtetit të ndarë të Qipros me atë të Kosovën

Qipro, shtet antarë i BE-së, e shpalli mëvetësin nga Britania e Madhe në vitin 1960. Pas puçit ushtarak grek të vitit 1974 dhe ndërhyrjes ushtarake të shtetit turk, ky shtet faktikisht u nda në dysh, në pjesën greke, e cila është e njohur ndërkombtarisht dhe në ate turke, e cila njihet vetëm nga Turqia. Në vitin 2004 Qiproja u antarësua si antare e re e BE-së, formalisht si një tërrsi territoriale, por faktikisht me zbatushmëri të rregullativave evropjane vetëm në territorin grek. Antarësimi në BE nuk e jetësoj zhbërjen e ndasive dhe kufinjëve një-etnik!

Por çfarë ka kjo të bëjë me Kosovën? Në shikim të parë jo shumë, por nëse fillojmë të analizojmë më thellë së pari të bie në sy simboli shtetëror i këtij shteti, i cili si ai i Kosovës paraqet së paku në aspektin ilustrativ hartën e shtetit, hartë e cila praktikisht nuk zotërohet nga proklamuesit e hartave respektive! Së dyti si në Qipro ashtu edhe në Kosovë, dy palët etnike kanë shtetet e tyre amë, të cilat politikisht dhe ushtarakisht qëndrojnë pas popullatës së tyre, të cilat prapa tyre mund të reklamojnë për vete edhe fuqi të treta me interes ekonomik e ushtarak. Së treti në Kosovë, në veri ke prezencë të shtetit serb, njashtu edhe në Qipro të atij turk (këtu për të evituar keqkuptimin e mundshëm, nuk duam që ti barazojmë shtetin serb me atë turk, thjeshte sa për ilustrim). Së katërti si në Kosovë, po ashtu edhe në Qipro ke prezencë të forcave paqeruajtëse dhe rezerva resursesh natyrore (në Kosovë minerale e në Qipro gaz).

Në rastin e Qipros vlen të theksohet se atje 2% nga 9250 km2 e sipërfaqjes shtetërore zotërohet nga Britania e Madhe, e cila atje ka bazat e saja ushtarke. Edhe në Kosovë egziston një prezencë e konsideruesme ushtarake e shteteve të NATO-s, e sidomos asaj amerikane në bazën në afërsi të Ferizajit.

Edhe pse Qiproja u antarësua në BE dhe është shtet i pranuar ndërkombtarisht, ky shtet vazhdon të jetë i ndarë më se 40 vite. Premtimi i vezullimit të ndasive arritjen e momentit të antarësimit në BE e rritjes ekonomike si dhe zgjidhja politike përmes dialogut nuk u realizuan. Qiproja është e ndarë!

Që nga muaji maj 2015 pala greke dhe ajo turke zhvillojnë bisedime për ta gjetur një zgjidhje, e cila nuk duket e lehtë. Diferencat janë ende të mëdha. Pala turke ngul këmbë në patronatin e saj ushtarak për popullatën turke dhe nuk u zë besë garancive ndëkombtare. Pala greke e kundërshton prezencën forcën turke në ishull dhe aludon në një ndarje të re territoriale në formën e një federalizimi të ishullit, duke kërkuar rikthimin e popullatës greke në viset e banuara para 1974 në pjesën turke.

Ngjashë si në Kosovë, dialogimi i ndërmjetësuar nga BE nuk po rezulton me të mira në terren apo me forcim të shtetit, si në Qipro, n’jashtu edhe në Kosovë kemi ndarje të thella territoriale dhe një moderues të lodhur politik si BE.

Por, këtu kemi një dallim, i cili është tregues i një moralit të dyfisht të BE-së, e cila në rastin e Qipros nuk e qau mendjen për cenushëmërin e saj territoriale, për ndarjet një-etnike apo të vijë totalisht të paqartë kufitare, si dhe për shkeljet të mëdha të të drejtave elementare dhe atyre ekonomiko-fiskale etj., kur ajo e përkrahu antarësimin gati të pakushtëzuar të Qipros në BE! Ndërsa tek ne krejt ndryshe, edhe pse jemi larg çdo aspirate të pritshme për antarësim, dhe ca shtresa e pushtetar do të ishin të kënaqur edhe me realizimin e lëvizjes së lirë në BE, BE ndryshe nga Qiproja, ngul këmbë në kërkesa politike për demarkim e për dialog me shtetin sërb, i cili në thelb me rezultatet e deritanishme e defunksionalizon shtetin e brishtë e të ndarë etnikisht të Kosovës. E gjithë kjo e shoqëruar me një dogmë të propaganduar tek ne ndër vite mbi kinse normalizim marrëdhëniesh, arritje të paqes dhe zhbërjeve të kufinjëve shtetëror e atyre kombëtar, në momentin e antarësimit në BE!

E tash shtrohet pyetja: e si ti besohet këtij premtimi, nëse merret parasysh rasti i Qipros si shtet i BE-s, por i ndarë? Arritjet e aspriatave politike nuk lidhet me premtime ose nuk është fontanë dëshirash, pavarsisht nëse qofshin ato vijnë brenda apo BE-ja, por rezultat i raporteve të forcave politike e ushtarake në vend dhe për rreth. Andaj të punohet rreth tabanit kombëtar, forcimit të brendshëm ekonomik e ushtarak, e pastaj edhe ndarja mund të tejkalohet më lehtë dhe përafrimi me BE do të jetë më i arritshëm!

MekuliPress (MP),
Alban Ademi