Trump: Demokratët neglizhuan vetë rrezikun kibernetik

Donald Trump akuzoi demokratët kanë treguar “neglizhencë të madhe”, duke  lejuar ndërhyrjen në server dhe hapësirën kibernetike para zgjedhjeve presidenciale.Vlerësimet e Trump vijnë pas publikimit të raportit të shërbimit sekret amerikan, i cili thotë se presidenti rus Vladimir Putin udhëzoi kryejen e “një fushatë ndikimi” në zgjedhjet presidenciale amerikane që synon minimin e procesit demokratik dhe diskreditimin e kandidates demokrate Hillary Clinton. Nga ana e tij, presidenti i zgjedhur ka deklaruar se sulmi kibernetik nuk ka ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA. “Arsyeja e vetme që po  flasim për sulm kibernetik se humbja e demokratëve ishte aq e madhe sa i turpëroi ata”-tha  Donald Trump.