Çerçiz Topulli bie hero, duke mbrojtur popullsinë e Shkodrës nga malazezët në fushën e Shtoit

In Memoriam: Çerçiz Topulli (1880 – 15 Korrik 1915)

Çerçiz Topulli bie hero, duke mbrojtur popullsinë e Shkodrës nga malazezët në fushën e Shtoit, Shkodër më 15 Korrik 1915

Në ceremoninë e përcjelljes së Çerçizit

Nga fjala e lamtumirës së Pater Anton Harapit:

“Ndaluni! Ku veni burra?!

Çerçiz e Muço, dy fjalë ka me ju Shkodra kreshnike, këtu në log të kuvendit para se të ndaheni. Do ta leni Shkodrën, të shkoni e të pushoni atje, ku së parit pat t’amblat rreze të diellit, ku, si filiza të shndoshtë, gëzueshëm e rritët shtatin, atje prej kah Shqypnija u qiti dhe u ndriti!

…Veç, o burra, qi, dekun, flitni, të metun, njalleni, të hupun, sod ndritni, kah rreth e rrokull t’i bini Shqypnis, deh, lshonie nji za, at zanin t’uej kumbues si të luajve, diftoni djelmnis shqiptare shka u ushqeu idealin, shka u mbajti karakterin, shka u bani të pavdekshëm.

….T’i diftojm, po, botës, se shqyptarët janë njimend burra; se mund të jemi Toskë e Gegë, muhamedan e kristjan, e njiherit shqyptarë të njimendtë.

Zoti i vërtetë e atdheu le të na bashkojn, Zoti e atdheu të na mbajn, me Zot e me Atdhe të lumnojm!”

Fotografi rrallë e trimit me shokë nga Shkodra:

Nga fjalimi i lamtumirës së Ernest Koliqit:

“E ju, o ju Hije madhore të Çerçiz Topullit e të Mustafa Qullit, nisnju kah vendet jueja tue ngjallun nëpër të gjitha buzët nji kangë shprese. Zgjoni në kalim zemrat e fjetuna; fuqizoni shpirtrat e ligshtuem. Shka kërkon djalëria prej Shqypnis? Drejtësi të plotë shoqnore.

O ti, Çerçiz, o ti Mustafa qulli, që ma t’kuq e batë flamurin tonë me gjakun e pastër t’uj, shpallnja djalëris se përparimi më i drejtë se drejtësia ma e plotë shoqnore mund t’arrihen n’emën të Shqypnis…”

PS.: Në fushë e Shtoit, në KK e Ulqinit me shumicë shqiptare, edhe tani aq vite pas vrasjes tinzare e tij nga malazezët mungon një pllakë përkujtimore kushtuar veprës, jetës dhe rënies së heroit kombëtar Çerçiz Topullin!

(MekuliPress)