Meralda Golemi*: Faleminderit o mot që na solle këtë të ftohtë.

I ftohti polar ne Shqiperi, duhet te na zgjoje !
Nuk duhet te zemerohemi me motin ne Shqiperi sepse nuk ka ngrire vetem uji neper tubacione, por ka ngrire koha per zhvillime.
Shqiperia jone, nje zonje e rende ecen e heshtur. A eshte viti 2017? Jo, eshte viti 1017.
I ftohti polar ne Shqiperi, dite te bardha nga bora por e zhveshur eshte zonja jone. Renkon nga plaget qe koha nuk po i sheron.
Plage arsimi.
Plage vendimet e gjykatave qe ndikohen nga politika dhe parapolitika.
Plage qe drejtojne te pa aftet.
Plage qe nuk ka mendim e shprehje te lire ne media.
Ne jemi mesuar me kete realitet, dhe jemi futur ne gjume letargjik.
Po vall sa do zgjasi ky gjume? Cohu Shqiptare, zgjohu!
E vetmia rruge shpetimi eshte te marrim fatin ne doren tone, ta veshim kete zonje te rende se dhe rrobat ja kane vjedhur.
E vetmia rruge eshte qe te jemi te pergjegjshem, te zgjedhim perfaqesuesit e kombit vete, zgjedhje te drejteperdrejta dhe jo te jemi viktimat e zgjedhjeve te kryetareve.
Gjithsesi sot duhet te themi: Faleminderit o mot qe na solle kete te ftohte.

*Avokate nga Tirana/Oslo