“Social bots”, „fake news” dhe kiçi kulturoro-politik

nga Zejnullah Jakupi

Kemi dëgjuar tek flitet për shijet e ulta dhe kulturën në përgjithesi, popullaritetin politik dhe internetin. Deri sa shtypi gjerman dhe ai amerikan, si dhe gjithë opinioni mbarë botëror, po vlon nga shqetësimet lidhur me robotët manipulues në internet (social bots),opinioni në Kosovë po merret me fenomenin “Linda Morina” dhe “forcën” e padukshme të “fuqisë” së padukshme të„magjisë së zezë”..!
Dilema kulturore këtu pari ishte, si u bë këngëtare Linda Morina, brenda natës? Si është e mundur që Linda Morina nga një person i panjohur të bëhet një „super star”? Pse një x dhe y politikan kosovar apo amerikan ka aq shumë Follower- në mediet sociale? Politikani ose këngëtarja me talent zero, që më shumë posedon kiç dhe shund se sa kulturë, bile as asosh të ultë, të ketë aq shumë LIKE në TWITTER në FACEBOOK dhe të jetë prezent në komentime në gazeta, në show televiziv e gjithëkund!
A është e mundur që FOLLOWER-at që i ka marrë Linda Morina apo presidenti amerikan Donald Trump gjatë kampanjës së zgjedhjeve, sipas pas teorisë së Social bots-it te jenë vetëm manipulime? Sipas kësaj teorie edhe popullarizimi i Linda Morinës mund të ketë ardhur si rezultat i këtyre robotëve. A po e rrezikojnë robotët sistemin demokratik? Kjo është pyetja që gazetat gjermane kanë shtruar këto ditë. Edhe D. Trump supozohet se i ka fituar zgjedhjet presideciale, sepse kishte futur në funksion robotët social si në shumë raste të tjera.

Manipulimi nga robotët e internetit
Fjala “Bot” rrjedh prej fjalës Robot- është pra një prapashtesë ose trungu i fjalës Robot. Kur flasim për konceptin „Bot“ social me këtë shumë njohës, gazetarë gjerman dhe të tjerë i referohen një program kompjuterik që automatikisht eksekuton një shpërndarje të lajmit, ose të Follower-it në mënyrë të përsëritur, pa pasur nevojë të mbështetet në një bashkëveprim të një përdoruesi të quajtur „njeri“. Në SHBA, robotët social janë të njohur si ndihmës për fituar zgjedhjet. Robotët social i përdorin edhe politikanët dhe krijuesit, këngëtarët (portalet) gjithandej me qëllimin më të mirë për të bërë një dialogim me fansat e tyre. Por ky eshtë në shumë raste një mashtrim, thonë ekspertët, një strategji e cila arrihet falë një programi të internetit, një roboti që përdorë llogari gjoja sikur të ishte një individi i caktuar.
Në Shtetet e Bashkuara tashmë ka ndodhur kjo: „botët social“ ishin futurë në funksion për të zëvendësuar punëtorët artificial në mbështetje të fushatës për Hillary Clinton dhe Donald Trump në Facebook dhe Twitter. Këtë e vërteton një studim i Universitetit të Oksfordit i cili tregon se një nga tre ndjekësit e dy politikanëve në të vërtetë nuk është një person real që qëndron pas tyre, por një makinë manipuluese, „ndonjëherë me një mision të pabesë“. Professor Simon Hegelich nga universiteti teknik i Mynihut shprehet për gazetën „Der Spiegel“ (06.01.2017): “Unë kam zbuluar në SHBA se një botnet që tregon shaka raciste dhe anti-semite dhe i cili kishte shpërndarë këto ofendime kundër Donald Trump strategjia kjo e postuar si një një karrem raciste për ta bërë Trump-in në paraqitje si një njeri të marrë. Me keta robotë nxiten rrjetet sociale që të formojnë një bindje të caktuar për një fenomen ose person. Dhe nuk dihet se kush qëndron prapa se kush ka mundur ta ketë programuar këtë bot social“.
Politikanët gjermanë i kanë shpallur luftë robotëve të internetit
Gazeta gjermane shkruan më tej se „botët social“ në Gjermani nuk janë të përkrahur në volumin dhe intensitetin, siç bëhet në SHBA. Nëse përkrahen jam vetëm disa individë të vetmuar dhe partitë radikale si ajo AFD(Alternativa për Gjermaninë). Prandaj duhet patur kujdese nga kampanjat e tilla, se jo gjithçka që qarkullon në internet dhe mediet sociale është lajm i vërtetë. Shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se manipuluesit social më shumë e përforcojnë një mendim të caktuar se sa e bëjnë ndryshimin e një pikëpamje për një çështje të caktuar. Sipas tyre, fushata Clinton dhe Trump ka treguar se një e treta e të gjitha komunikimeve në Twitter për Trump është krijuar ndoshta nga “bots”. Kurse për z. Clinton ka patur edhe më shumë se 20 për qind(këto statistika i ka hulumtuar gazetari i mediumit publik gjerman „Deutschlandfunk“, Ingeborg Breuer duke ju referuar profesorit Jürgen Pfeffer, spezialist për mediet sociale në Shkollën e Lartë për Politikë në Mynih. Edhe Dr. Jonas Kaiser, profesor për Shkencat e Komunikimit në Institutin e Berlinit dhe në Harvard potencon rrezikun e lajmeve të rrejshme (fake news) që shpërndajnë mediet sociale. Roli i medieve serioze qëndron pikërisht aty, për ti filtruar,për ti përpunuar dhe për ti vërtetuar këto “lajme” dhe kampanja të rrezikshme edhe për demokracinë. Social Bots shkaktojnë rrëmuja dhe polimizojnë opinionin duke fryrë në mënyrë artificiale një çështje ose diskutim të caktuar shoqëror.
“Ajo për të cilën është raportuar në vitet e fundit ka qenë fakti se në mënyrë të përsëritur politikanët kanë blerë FOLLOWER-at të cilët më pas i kanë shpërndar mesazhet e tyre me qëllimin për ti bërë ata(politikanë) më popullor se sa që janë „de facto”, thotë profesori gjerman.

 

Manipuluesit social – Kosova me shije “kulturore”
Manipuluesit social edhe në Kosovë kanë ri-ndezur debatin se çfarë është kulturë e lartë dhe çfarë ajo e ultë(shund dhe kiç): Popullaritetin e Lida Morinës dhe politikanëve lokal „pa asnjë ditë shkollë“ më së shumti e popullarozuan pikërsht robotët manipulues. Nga një fjali e thjeshtë u përmbys i gjithë debati i mirëfilltë kur u zbulua koncepti i Forcës si Isaac Newton me ligjin e „Philosophiae Naturalis Principia Mathematica”. Ad hoc Linda M. u bë një idhull mediatik si kolegët e dhe kollegët e saj në politikë, që dikujt me shkollë i duhet një karrierë e tërë vitesh për të arritur famën e dëshiruar. Robotët social mundësuan „ngritjen“ e shumë peronaliteteve „fake“, ashtu si shperndan shumë lajme „fake“ e ngjarje të inskenuara të cilat mbijetojnë dhe shpërndahen si rrezja e dritës falë këtyre robotëve social.
Fakti se këta robotët krijuan famën e rrejshme e tregoi edhe pjesmarrja e Linda Morinës në emisionin Xing Xing 2017. Nga aty u mësua se shumë të ftuar personazhe të skenës shqiptare kosovare,në sekondë të fundit e kishin anulluar pjesëmarrjen në emision vetëm pse Linda ishte prezent aty. Pra bojkoti sikur erdhi nga difrencimi i artistëve të vërtet nga jokultura, ishte ky refuzim ndaj kiçit dhe shundit.
Mënyra e vetme për ti tejkaluar këto „fake“ lajme dhe „fake“ fytyra kulturore e politike janë forcimi i medieve klasike, i gazetave dhe mediumeve serioze kritike dhe profesionale që kujdesën që lajmet “fake”, kiçi e shundit të mbeten aty ku e kanë vendin.

Krejt në fund, ngjarja e arrestimit të kryetarit të AAK-së Ramush Haradnaj do i aktivizojë robotët social (për të mirë) në përkrahje të lirimit të tij. Peticion-nënshkruesit do jenë më shumë si spektatorë e me pak si “pengje të lirisë”. Ka gjithashtu zërat të paktë të udhëheqësve politikë të Kosovës e institucioneve të saja për lirimin e „bashkëçlirimtarëve”. Në këtë relacion, humbja, mesiguri do tregohet si një imazh me prognozë moraliste të ndërtuar gabimisht..!

Autori është gazetar profesionist,
M.A. në publicistik dhe në shkencat e komunikimit