Statistikat zyrtare norvegjeze: Shqipëria dhe Kosova në mesin e shteteve afrikane, që më së shumti kërkojnë azil në Norvegji

Gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2015 në Norvegji kërkuan azil 4 623 personë. Sipas statistikave të departamentit për të huaj (UDI), kjo shifër tregon se ka një ulje të azilkërkuesve prej 14 %, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2014 ku kishte 5 345 azilkkërkues, transmeton MekuliPress, duke u referuar statistikave zyrtare të UDI.

Gjithashtu edhe origjina e azilkërkuesve ka ndryshuar. Figura më poshtë tregon nacionalitetet/shtetet më të mëdha që shtetasit e tyre kanë kërkuar azil në vitin 2015. Grupi më i madh i azilkërkuesve gjatë vitit 2015 vjen si në vijim:

1. Eritrea
2. Syria
3. Afganistani
4. Etiopia
5. Somalia
6. ALBANIA
7. Të panënshtetësi
8. KOSOVA
9. Sudani
10. Irak

Figura 2: Kërkesat e azilit në gjysmën e parë të vitit 2014 dhe 2015/, 10 kombet më të mëdha azilkërkuese (2015)

Gjatë vitit 2015 ka një zbritje të azikërkuesve nga Eritrea dhe nga Somalia por, ka një ngritje të azilkërkuesve nga Etiopia, Afganistani 89%, si dhe nga Kosova (+ 152 %) dhe Shqipëria (+ 158 %).

/MekuliPRess/UDI