BE-ja e shqetësuar për Haradinajn, por asnjë vërejtje Serbisë

Arrestimi i Haradinaj nuk ndihmon klimën e favorshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ky mesazh erdhi së pari nga përfaqësuesja e shefes së diplomacisë europiane Federica Mogherini gjatë debatit të zhvilluar mbi rezolutën për Serbinë në  Komisionin e Punëve të Jashtme të Parlamentin Europian, ku në fakt Beogradit nuk i vihet asnjë pengesë për integrimin në BE pavarësisht urdhër-arresteve që ka në fuqi.
Arrestimi i Haradinaj tregon sa i rëndësishêm është normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Dialogu duhet të vazhdojë. Ne u bejmë thirrje palëve që të ruajnë qetësinë dhe të ushqejnë një klimë të favorshme për vazhdimin e dialogut. çështje si ajo e Haradinajt nuk ndihmojnë klimën e favorshme për dialogun“, tha ajo.
Për eurodeputetët, arrestimi i Haradinaj është në kundërshtim me vendimet e dhëna nga drejtësia ndërkombëtare.

Charles Tannock, eurodeputet 
“Jam i shqetêsuar për arrestimin e ish-kryeministrit tê Kosovês të liruar nga Gjykata e Hagës. Shpresoj që kjo të mos nxisë  hapa mbrapsht në marrêdhêniet midis Kosovês dhe Serbisë.
Ivo Vajgl, eurodeputet:
“Lidhur me rastet e fundit si ai i Haradinaj, ne duhet vërtet tê reflektojmë. Kêto raste duhet të marrin fund nê njê moment tê caktuar”.

Ulrike Lunaçek,eurodeputete 
“Përdorimi i urdhër arresteve të vejtra dhe ekzistenca e një ligji mbi juridiksionit ndërkombëtar që ushtrohet vetëm për vendet e ish-Jugosllavisë për mua është problematike. Siç ka thënë edhe ish-prokuror i Gjykatës së Hagës, Serbia nuk ka juridiksion për Kosovën dhe çështja Haradinaj është një çështje politike. Shpresoj, që tê trajtohet me seriozitet pasi nuk ndihmon dialogun midis dy vendeve dhe progresin”