Mediat dhe Politika: “Televizioni i juaj prodhon lajme të rreme. Jeni një organizatë e tmerrshme”

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së Trump e ka quajtur turp raportimin e CNN për raportin konfidencial. Ai është përplasur me gazetarin e rrjetit në fjalë.
MekuliPress e konsideron “revolucion të vonuar mediatik”, në marrëdhëniet në mes të “Medias dhe Politikës” momentin kur Trump, para dhjetëra gazetarëve, tha: “Televizioni i juaj prodhon lajme të rreme. Jeni një organizatë e tmerrshme”. Trump e tha një të vërtetë në publik: Media është e kapur nga politika. Asgjë më shumë…
Trump po thyen elitizmin dhe dominimin dekadësh të “medias së paprekur e të plotfuqishme”.
Rimarrja e monopolit të lajmit nga ca koncerne të fuqishme mediatike po ndodhë. Ndryshime të mëdha në politikë, media dhe në ekonomi po rishfaqen; Shpejtë, papritur dhe pakthyeshëm.Të nderuar lexues,
Media shqiptare ku ka mbetur në këtë ndryshim? RTK, një përsëritëse e disciplinuar e ambasadorëve dhe nje stative mikrofoni e Brukselit dhe e regjimit, po ndryshket. Kush do e pajisë me lajme dhe me informacione opinionin publik të Kosovës? Kujt ti besoj konsumuesi shqiptar?

Shpresa (akoma) ka: kemi një TV, fatkeqësisht (ndoshta një apo dy gazeta dhe vetëm një televizion që i besohet. Është KTV dhe edicioni i saj i lajmeve…
Nëse ky institucion mediatik nuk përplotëson vakumin informativ që po e lë “vdekja e vonshme” e RTK-së, atëherë shqiptarët e Kosovës do rikthehen në vitin e errët të 1945-ës!
“Jo, jo, jo nuk do të përgjigjem”, vazhdojmë, tha Trupmp.
Këto fjalë e këtë fjali e presim, ne, publiku, edhe nga opozita drejtuar prodhuesit të lajmeve të kontrollura, RTK-së.

WATCH: President-elect Donald J. Trump call BuzzFeed “a failing pile of garbage.” http://bit.ly/2jjKeib

Opslået af Fox News på 11. januar 2017