MekuliPress, kritik kundër mendimit dhe rrymës së imponuar qeveritare!

Të nderuar,

Kryetari i SHBA-së, George Bush, adminsitrata e tijë largëhedhëse, u fut në historinë politike bashkëkohore, për ndihmën e madhe, e të pazëvëndësuar, që i dha kombit shqiptar, e në vecanti shqiptarëve të Kosovës.

Tani kemi një ndryshim të aminstratës politike në SHBA. Analistë, gazetarë e intelektualë shqiptarë të shumtë po japin mendimet (frikën) e tyre në publik.
Shohim, lexojmë e dëgjojmë se po dominon një mendim i porositur: Mendim që po i përshtatet “hapsirës doksike” të qeveritarëve të Kosovës e të Shqipërisë.

Arsyeshëm, gjithsesi,  lindin ca pyetje publike:
– A ka mundësi të numërohen, pra të faktizohen, të mirat që Kosova, politika e Kosovës dhe e Shqipërisë (jo qeveritarët e tyre)  i kishin nga administrata në ikje e Kreyetarit të SHBA-së, Barak Obama?

1. Cfarë ndodhi me teritorin e Kosovës gjatë periudhë udhëheqëse të kryetarit, Obama?
2. Cilën klasë politike në Tiranë dhe në Prishtnë e favorizoj kjo administratë? (Biles edhe gjatë fushatave parazgjedhore!)
3. Kush cfarë bleu nga pasuritë publike, nëntokësore e mbitokësore, të Kosovës gjatë kësaj periudhe administruese?
4. Bisedimet prapakthyese me Serbinë kush i shtyri, dhe përse ndodhi kjo kjo shtyerje?
5. Përse Serbët, si minoritet, gjatë periudhës së Obamas, u favorizuan, ndërsa të tjerë minoritete u harruan? (Demokracia një-etnike)
6. Identiteti, i paqenë, politik dhe shtetëror serb, gjatë periudhës së Barack Obamës, u lind, i përforcua dhe u bë realitet. Serbët do e shpallin pavarësinë nga Kosova, thonë politikanët serb. E reagime publike nuk ka!?

Të dashur lexues,
Të gjitha këto ndodhi politike ndodhën në këtë periudhë të z. Obama. E, Trumpi po kritikohet. Mendimet i kemi te ndertuara ne baze te medias nderkombetare, por Kosoven politike, ekonomike, kulturore dhe filozofike e kemi para hundëve tanë. Po e perjetojme dhe po e shijojmë vet..

Hamendja e madhe:
Pse po qahet nga shqiptarët ikja e Barak Obames, nuk e kapim dot?