Shpërndaje

400 mijë dollarë në një vit dhe operacioni i manpulimit të opinionit publik për një çështje të caktuar mund të realizohet thuajse 100% me sukses. Gazeta britanike “The Guardian” referon një sondazh dhe studim të një kompanie, “Trend Micro” sipas të cilit platformat sociale janë lehtësisht të përdorshme dhe se aksesorët e tyre promovues janë proporcionalisht të lidhur me shpenzimin e parave.

Mbajtja e një faqeje me përmbajtje aktive të pavërtetë, kushton 5000 dollarë në muaj, promovimi në rrjetet sociale vetëm 3000 dollarë në muaj.

6000 dollarë duhen për të arritur 40 000 like “të cilësisë së lartë”, 5000 për të marrë 20 mijë komente dhe me 2600 dollarë mund të marrësh 300 mijë ndjekës duke u kthyer në fenomen në rrjet. Në total duhen 400 mijë dollarë në vit për të arritur objektiva që përndryshe asnjë media tradicionale nuk t’i siguron. Edhe për goditur një gazetar mund të ndërtohen fushata të posaçme: 2 700 dollarë në javë për 50 000 shpërndarje tuitesh dhe 100 mijë vizita.

Ky kërkim është një shembull për të kuptuar sesi mediat sociale në një aspekt kanë goditur shumë fort gazetarinë, përmes afrimit në medium të një opinion fals i cili rrugës krijon viktima. Le të mendohet për një çast se përse edhe politikanët e preferojnë median sociale së fundmi ndërkohë që mënyra e vetme për t’i shpëtuar kësaj është edukimi i lexuesit.

https://www.theguardian.com/media/2017/jun/13/fake-news-manipulate-elect…