Shpërndaje

*Gëzim Mekuli

Akti terorist në Londër, afër një xhamie, tregon se media dhe gazetaria është e varur dhe nuk është asnjënëse.
Pas vrasjes masive në Londër, pak media, pak politikanë, e biles as policia londineze nuk e vlerësoj si “akt terorist” sulmin e sotëm në Londër. Zaten ishte policia londineze ajo që, edhe pse me vonesë, e vlerësoj si “akt terorist” aktin e sotëm jonjerëzorë.

Përsëri, ashtu siq MekuliPress e ka analizuar disa herë stigmatizimin dhe ndikimin e lajmit nga politika, edhe sot del në pah edhe kjo coroditje e gazetarisë së mainstrimit.  Është interesant fakti se si disa media për sulmuesin e sotëm thonë se “u dërgua në spitalin psikiatrik për egzaminim” apo “nëse aktkryesi ishte në gjendje të mirë psikologjike”.

Disa media, fatkeqësisht, janë të prirura për të lidhur muslimanët dhe fenë islame me termin terrorizëm, mu ashtu sikurse disa media të botës arabe, që janë të prirura për të lidhur amerikanët dhe europianët me fenë katolike dhe me termin terrorizëm.

Përmes ndërtimit të tillë të lajmit, bota myslimane paraqitet e nënkuptohet si kolektivitet, që fare natyrshëm vepron në këtë mënyrë, sepse terrorizmi është pjesë e “kulturës, mentalitetit dhe zakonit të tyre”. Përderisa një vrasës i bardhë nga Europa perëndimore shkakton vrasje masive me qëllim, ky rast, shumë herë, nuk do të prezantohet me elementin e terorizmit. Këtu mediat do të raportojnë për një “ndodhi” e “delikt të lokalizuar” e me karakter individual ose akt i kryer nga një i sëmurë psiqik.

Kjo mënyrë e paraqitjes stereotipe e botës fetare, pavetëdijshëm, paraqet dhe ndërton një opinion të gabuar në hapësirën tonë publike; Sepse çdo gjë rreth botës muslimane servohet si problematike dhe konfliktuoze për Europën e për perëndimorët.

Ndërtimi dhe paraqitja e tilë e lajmit, shkakton thellimin e humnerës kulturore, nacionale, rajonale e politike në mes shteteve, popujve dhe religjioneve.
Dramaturgjia mediatike ka pasojat të mëdha në objektivitetin dhe transportimin e “realitetit”; E në këtë pjesë të botës, si në Shqipëri dhe në Kosovë, kjo dramaturgji mediatike ka pasoja akoma më të mëdha.

Përqendrimi i mediave do të duhej të fokusohej në pabarazinë e thellë sociale, ekonomike, shendetësore e kulturore. Gazetarët do të duhej të provokojnë debate për gërmimin dhe hulumtimin e shkaktarëve të lindjes dhe përforcimit të terrorizmit, e jo ti ndihmojnë terrorizmit me lajmin e njënashëm. Mediat nuk duhet të jenë oksigjeni publik i terroristëve.

E pra, janë (pa)kryeredaktorët ata që duhet të marrin më shumë përgjegjësi në parandalimin e mbjelljes së frikës dhe panikut përmes “lajmit njëfetar”.

*Studiues dhe njohës i shkencave të medias dhe të komunikimit. Magjistër në shkenca e retorikës.