Shpërndaje

Në vijim shqipërimi i pjesës së parë të intervistës së Albin Kurtit dhënë publicistit gjerman dhe autorit për „Der Spiegel“ z. Keno Verseck:

Intervistë me Albin Kurtin: „Askush nuk duhet të na ketë frikën!“

Albin Kurti, 42 vjeçar, ish udhëheqësi studentor, i burgosuri politik në Serbi dhe themeluesi i subjektit „Vetëvendosje!“, dëshiron të bëhet shefi i qeverisë së Kosovës. Kjo pasi „Vetëvendosje“ doli partia e parë në zgjedhjet e 11 qershorit 2017 në Kosovë. Në intervistë flet për imazhin kontravers të subjektit të tij, mbi krimet e dyshuara të UÇK-së, mbi dështimin e misioneve perendimore në Kosovë dhe ambiciet për Shqipërinë e Madhe

Zoti Kurti, sinqerisht ju nuk preferoni kravatën, megjithatë prej disa muajsh e mbani atë publikisht. Prej nga erdhi ky ndryshim?
Në fillim të vitit nga shtabi i fushatës zgjedhore u vendos që unë duhesha ta mbaja kravatë. Dhe kështu kam vepruar.

A është “outfit”-i juaj i ri një shenjë për ndryshimet në partinë tënde?
(qesh) Siç e thashë, ishte vendim i shtabit të fushatës zgjedhore. Por unë i jap secilit të drejtë ta interpretojë lirëshëm pamjen time të re si shenjë e ndryshimeve.

Prej pak kohësh ju dhe partia juaj përpiqeni për një imazh të ri, më të matur. Partia juaj shmang të bie në sy me ndonjë lloj të protestës së dhunshme. Jo më gazlotsjellës në parlament, jo më protesta të dhunshme në shesh.
Vetëvendosje në karakterin e saj nuk është parti radikale dhe unë nga natyra nuk kam karakter radikal. Situata në Kosovë ishte thjesht ekstreme, për këtë ne zgjodhem këtë formë të protestës. Nëse Kosova do ishte anëtare e BE, atëherë ne nuk duheshim që të hedhnim gazlotsjellës. Unë besoj se deputetët e secilit shtet në BE do vepronin njëlloj nëse shteti i tyre do kërcënohej nga bosnjëzimi.

Vetëvendosje është partia më e fuqishme e zgjedhjeve të 11 qershorit. Si e vlerësoni këtë fitore?
Kjo fitore është rezultat i 12 viteve punë të palodhshme dhe një politike që gjithmonë ishte afërme me zemër të kombit. Një politikë që krahas shtetit të së drejtës lufton edhe për barazi sociale. Një politikë që do luftojë në nivelin më të lartë krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe një politikë, që në njërën anë do përpiqet për zhvillimin ekonomik dhe në anën tjetër për drejtësi sociale. Në të njëjtën kohë do hapim më shumë vende të lira puna dhe ta luftojmë pabarazinë. Si forcë opozitare ne kemi udhëhequr shumë aksione të fuqishme dhe me shumë metoda kreative të protestës. Gjithashtu ne kemi treguar rezultate shumë të suksesshme prej kur kemi marrë udhëheqjen e Komunës së Prishtinës. Unë besoj se këta faktorë bashkarisht kanë sjellë dyfishimin e votave që shpien që ne të jemi partia kryesore në Kosovë.

Çfarë thotë fitorja juaj për vendin tënd?
Kjo fitore tregon që njerëzit janë shumë të zhgënjyer dhe që ata e kanë të qartë se një ndryshim i vogël nuk sjell ndryshime. Njerëzëve u është bërë e qartë se atyre nuk u duhen vetëm ndryshime simbolike dhe formale, por një përmbajtje të re, substancë e re, që ti japim kuptim pavarësisë së vendin tonë, t’u japim banorëve dinjitet dhe t’u ofrojmë perspektivë. Gjatë këtyre zgjedhjeve ata na i kanë besuar gjithë këto neve dhe kjo është përgjegjësi e madhe. Vullneti i popullit, vullneti i qytetarëve për ndryshime, që ka sjellë parlament të ri, tregon se duhet të ketë edhe një qeveri tjetër. Ne nuk mundemi të kemi një qeveri të re nën regjimin e vjetër. Populli nuk ka votuar vetëm për Vetëvendosje, por edhe që PDK të shkojë në opozitë. Andaj ne tani kërkojmë formimin e një qeverie të re, që është një lloj krejt tjetër nga ato paraprake.

Është vota për ju edhe një votë proteste ose votuan njerëzit në mënyrë eksplicite për ju si subjekt dhe për programin e juaj partiak?

Në nuk jemi një lëvizje politike e cila e arriti pjekurin e saj brenda pak muajëve, por qe gati 15 vite, prandaj unë jam i mendimit se pikësëpari vota për ne ishte votë për forcën opozitare dhe për programin tonë. Po ashtu është edhe një mirënjohje e punës sonë në Kryeqytet. Natyrisht ka edhe shumë njerëz, të cilët janë të zhgënjyer nga elita politike. Unë mendoj se përgjithësisht kjo ishte votë pozitive për ne si subjekt.

 

Ju dëshironi të krijoni qeverinë në koalicion me LDK. Si mundeni të bisedoni me një forcë politikë që jo vetëm është pjesë e establishmentit të korruptuar, por edhe pjesë e qeverisë së mëparshme e cila ishte e përfshirë në arrestimin e deputetëve opozitarë dhe u kujdes që së paku përkohësisht gati një e treta e deputetëve kosovar të mbahej nën masën e paraburgimit dhe që mban përgjegjësi indirekte për vdekjen e pazbardhur të një aktivisti të Vetëvendosjes në burgun e Kosovës në vitin e kaluar?

Përbërja e re e frakcionit të LDK në parlament dhe gjithashtu vota për politikanë të caktuar në LDK tregon se populli ishte i interesuar edhe për ndryshime në LDK. Politikanët e LDK që kanë marrë shumicën e votave, janë pikërisht ata, që janë më afër me Vetëvendosjen. Përndryshe: ne nuk do amnestojmë asnjërin, pavarësisht se nga cila parti vjen. Kur ne do jemi në qeveri do kemi ndarje të ekzekutivit nga drejtësia. Kur ne do jemi në qeveri, nuk do jetë më e fuqishme qeveria, por shteti do jetë më efektiv. Natyrisht që ne kemi pasur probleme në të kaluarën me LDK, ne gjithashtu edhe tani kemi vështirësi me te, por më e rëndësishme është e ardhmja. Për këtë jemi të gatshëm të negocijojmë me LDK për një koalicion qeverisës.
Gjatë bisedimeve ka ndonjë linjë të kuqe, që i qëndroni juve, nga këtu nuk bëjmë më kompromise?
Mbase nuk është më e mira për të biseduar rreth koalicionit në këtë formë. LDK e dinë shumë mirë programin tonë dhe qëndrimet tona. Gjatë bisedimeve të drejtëpërdrejta duhet ta gjejmë bashkarisht cilin lloj të programit qeveritar do ta hartojmë.
Besoni se ju do ishit një kryeshef legjitim i qeverisë së ardhshme?
Unë kam numrin më të madh të votave nga të gjithë deputetët. Përveç kësaj jemi partia me më shumë vota. Votuesit duan që ne të kemi primatin e qeverisë së ardhshme dhe unë mendoj se ky shtegu i duhër për përpara.
A do ishit ju kryeministri i përshtatshëm?
Unë u nominova nga të deleguarit e subjektit tim si kandidat për pozitën e kryeministrit dhe kjo pas asnjë votë kundër. Dhe unë siç thash më parë jam më i votuari. Mendoj se ky është një rezultat dhe deklarim i qartë.

Çfarë do të ndodhte në Kosovë nëse Ju dhe subjekti juaj nuk e merrni qeverisjen?
Kjo do të thotë se nuk është respektuar vullneti i popullit dhe që regjimi i vjetër mbetet në pushtet dhe se ne do të vazhdonin betejën për ndryshime demokratike. Kjo do të ishte një zhvillim jodemokratik dhe një regres i madh, nëse Vetëvendosje do të mbetej edhe më tej në opozitë. Populli donë ndryshime dhe ne po ashtu.

Në Kosovë partia juaj është popullore, sepse keni një program të theksuar të majtë e social. Çfarë do të thotë për ju të jeni i majtë?

Po, ne jemi një parti e qendrës së majtë dhe bashkëpunojmë me socialdemokratët, të majtën dhe forcat progresive në Europë. Në duam gjithashtu të jemi anëtarë të Internacionales Socialiste. Jemi partia më evropjane në Kosovë. Në një kuptim më të thellë ne besojmë në republikanizmin gjerman dhe atë francez, si dhe në idenë e shtetit social evropjan, që është edhe qëllimi yni për Kosovën. Ne mendojmë që Evropa, BE dhe potenciali i tyre i zgjerimit duhet të mbrohen. Gjashtë shtete të Ballkanit perëndimor duhet të jenë pjesë e BE-së. Nëse unë them që jam një socialdemokrat kjo tregon që unë nuk mund të sjell i vetëm drejtësinë përmes ligjit. Ne kemi nevojë edhe për një drejtësi sociale. Edhe ngritja ekonomike nuk mund të arrihet e vetme. Drejtësia sociale për mua në rradhë të parë do të thotë një siguri shëndetësore për të gjithë dhe një sistem progresiv të taksave. Ne kemi nevojë për një politikë sociale që ule pabarëzinë, një politikë sociale që kujdeset për të dyjat, pra për republikën dhe për qytetarët e saj.

/Perkthyer nga MekuliPress/