Shpërndaje

 

Greqia, Serbia dhe Bullgaria kanë hedhur një tjetër hap në bashkpëunimin mes tyre. Ndonëse nismat për Ballkanin janë tashmë si ngjyrat e ylberit, përfaqësuesit e tre vendeve në fjalë, kryeministri grek, Alexis Tsipras, presidenti serb, Aleksander Vuçiç dhe kryeministri bullgar Boyko Borisov janë takuar në Selanik për t’i dhënë rrugë një koordinimi tripalësh që siç tha presidenti serb përfshin sfidat e jashtme dhe të brendshme.

“Ne jemi më të fortë së bashku sesa kur veprojmë të ndarë. Ne mudn të përdorim këtë model më shpesh dhe të veprojmë të bashkuar mbi çështje të caktuara dhe kështu të marrim rezultate më të mira për të treja vendet tona. Ne jemi gati të veprojmë së bashku mbi të gjitha çështjet që lidhen me sfidat e jashtme dhe të brendshme në përputhje me standardet dhe parimet europiane.

Jemi gati të marrim pjesë në projekte të ndryshme që kanë interes ekonomik për të treja vendet”, tha Vuçiç në një intervistë për Tajnug.

Takimi është një kundërpeshë e lëvizjeve që po ndodhin në Ballkan, ku faktori shqiptar ka pranuar të luajë në sintoni me politikat e Ankarasë, ndërkohë që edhe Kroacia qëndron Serbisë si ikundërshtare në disa drejtime.