Shpërndaje

Kandidati për Kryetar të PD, Eduard Selami, në turin e takimeve me demokratët në Kukës, Has dhe Tropojë, bëri thirrje për hapjen e një dialogu me gjithë shtresat dhe qytetarët, për ta kthyer Partinë Demokratike në një parti popullore jo thjesht të qendrës së djathtë por dhe më gjërë. Selami tha se Partia Demokratike ka emergjencë rikthimin e besimit tek ndërkombëtarët, duke theksuar se me përjashtim të vitit 1997, lidershipi aktual është më i izoluar se kurrë.
“Me përjashtim të vitit 97, lidershipi i PD sot është më i izoluar se kurrë me partnerët tanë ndërkombëtarë. Na dolën kundër në mnyrën më flagrante për shkak të gabimeve tona. Kur u ktheva nga Amerika ne vitin 2013, kam qënë shume afër vendosjes së kandidaturës për kryetar partie. Por u takova me zotin Basha, dhe i thashë kush ishte ambicja ime, pikërisht ta ktheja PD, në parti bashkohore, të ktheja demokracinë. Pa mbaruar une, zoti Basha, vazhdonte fjalinë time. Dhe me të vërtetë e kam falenderuar. Thashë sa mirë një i ri i edukura jashtë, vjen për të kontribuar. Thashë hajde ta bëjmë sebashku dhe tërhoqa kandidaturën, sepse mendoja që kandidatura e Bashës është më e mirë në atë kohë, por gjerat rrodhën ndryshe”- tha Selami.