Home Përralla “Assad mund të qëndrojë

“Assad mund të qëndrojë

Shpërndaje

Kështu citohet të jetë shprehur presidenti francez, Emmanuel Macron, pas bisedimeve me presidentin amerikan Donald Trump. Macron madje, ka shtuar se “Franca e ka ndryshuar doktrinën e vet për Sirinë”, duke shtuar se tani synimi është asgjësimi i grupeve terrosite kudo që ndodhen. Në fakt këtë thotë edhe Donald Trump, duke sugjeruar kështu se Assad, presdidenti sirian nuk shqetëson më kënd në Perëndim. Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” që ka nxituar të publikojë lajmin shton se Macron ka marrë iniciativën për krijimin e një Grupi Kontakti për të krijuar një udhëzues për zgjidhjen e situatës në Siri, ndërkohë që Trump është shprehur se “po punohet me Moskën për një armëpushim të dytë”.

Qëndrimet e Macron janë pritur mirë në Rusi dhe po shihen si rrugë për t’i dhënë zgjidhje konfliktit në Siri përmes një bashkëpunimi ruso-amerikano-francez. Ky skenar, paralelizon konfeërencën e Astanas dhe nxjerr në periferi bashkëpunimin ruso-turko-iranian në këtë zonë, ndërkohë që nuk jep përgjigje për çështjen më delikate në këtë kuadër: çështjet kurde.

Bashkëpunimi i sugjeruar nga Macron legjitimon çdo veprim të Rusisë dhe i jep goditje politikave të deritanishme të Perëndimit që duket se kanë dështuar. Macron po shfaqet këtu si pika e kontaktit mes SHBA-së dhe Rusisë në një Europë që kontrollohet nga Gjermania. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë, por fakt është se BE-ja ka dalë jashtë loje për momentin.