Shpërndaje

Doni shpërblim në fund viti nëse punoni në administratë? Angazhoni sa më shumë njerëz që të shkruajnë mirë për ju në Facebook e kryeministrit. Doni që të mos penalizoheni? Angazhoni sërish sa më shumë njerëz të shkruajnë. Ja pse, sipas kryeministrit:

“Një ndër mekanizmat e rinj të Bashkëqeverisjes me Njerëzit e Zakonshëm, që po studiojmë të fusim në funksionim me krijimin e qeverisë së re, do të jetë mekanizmi i notës për shërbimin e marrë.

Çdo institucion, zyrë, sportel, që u shërben qytetarëve do të jetë i gjykueshëm nga çdo qytetar/e që do të dëshirojë të vendosë notën e tij/saj (nga 1-10) pas marrjes së shërbimit.

Nga notat e qytetarëve do të gjenerohet periodikisht një notë mesatare e cila do të bëhet publike. Ky vlerësim do të mundësojë informimin në kohë reale të publikut dhe të qeverisë, për nivelin e pëlqyeshmërisë së shërbimit në çdo zyrë a sportel të shtetit në rang republike.

Përmes këtij vlerësimi, do të dalë edhe një koeficient për vlerësimin zyrtar të çdo drejtuesi të një institucioni shërbimesh, në nivel qendror apo vendor. Mbi bazën e këtij koeficienti do të ngrihet edhe një seri masash administrative, që nga shpërblimet e fundvitit për ata që shkëlqejnë, tek penalizimet përkatëse për ata që nuk e kalojnë provimin e publikut”.

Bashkqeverisjes është në fakt interaktiviteti mes kërkesave për shërbimet publike dhe ragimit ndaj tyre, përmirësim i performancës dhe ngushtim i hapësirave abuzive. Por kjo përherë në funksion të ligjit dhe nga ligji. Një nëpunës administrate as që do të duhet të mendojë për këto që thuhen në Facebook, pasi ka një kontratë dhe një kod, por ja që tani, sidomos në pjesët e LSI-së, do të ketë probleme. Me siguri që demokratët e Bashës mund të kënaqen në këtë situatë dhe të shpresojnë se kryetari i tyre i dështuar do t’u gjejë një punë në qeverinë Eurovizion 2017.