Shpërndaje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se kriza e referendumit të mbajtur në veri të Irakut nga Administrata Rajonale Kurde (ARK) është tentativë për t’i “ngulur thikën” rajonit dhe se nuk do të lejojnë urrejtje në rajon përmes mosmarrëveshjeve etnike dhe sektare, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kriza e referendumit në veri të Irakut është tentativë për t’i ngulur një thikë të re rajonit tonë. Kjo çështje nuk ka të bëjë me të drejtat e kurdëve, por ka të bëjë se a do të bëhemi pjesë e lojës së atyre që duan t’i shtyjnë kurdët, arabët, turkmenët, grupet e tjera dhe shtetet përreth në një grindje dhe konflikt, i cili nuk ka fund. Ne nuk do të lejojmë një greminë të tillë, në të cilën nxitet urrejtje përmes mosmarrëveshjeve etnike dhe sektare”, tha Erdoğan, në një mbledhje të grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim.