Shpërndaje

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka dalë në mbrojtje deputetit democrat Flamur Noka i cili degradoi gjatë seancës parlamentare duke përdorur fjalë fyese ndaj kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi.

Në një dalje për media, Basha theksoi se ishte kryeministri Edi Rama ai që kishte filluar me sharrje çka nxiti Nokën që të fliste.

Gjatë prononcimit Basha u konfliktua me gazetarët duke i cilësuar ata si të korruptuar.

“Sot, Gramoz Ruçi me urdhër të Ramës ka futur në kolaps kuvendin duke shkelur rregulloren. E ka bërë me një motiv, me një synim që mos ketë debat për çështjen e zgjedhjeve, mos ketë debat për çështjen e krimit që ka sot në kontroll qytet kryesore të Shqipërisë. Siç ka në kontroll Lushnjen, ku dje ndodhu fatkeqësia e radhës, siç ka në kontroll Elbasanin, Shijakun, Shkodrëm Lezhën, Krujën, Vlorën, Fierin, Dibrën, Tepelenën. Edi Rama ka frikë nga përballja me të vërtetën dhe e vërteta është që të gjitha këto banda kanë sot kontrollin e Shqipërisë sepse janë në aleancë me Edi Ramën.

Sot opozita për të dytin vit radhazi është gati ta ballafaqojë Edi Ramën me faktet e lidhjes së tij personale me krimin dhe kriminelët. Kjo nuk është metaforë, personale të Edi Ramës me krimin e organizuar. Edi Rama e di këtë sepse ne e kemi paralajmëruar. Vendi për ta treguar është aty. Lus çdo media të thotë të vërtetën sic është.

Ruçi shkeli rregulloren duke kërkuar përjashtimin e Nokës sepse ky kërkoi zbatimin e rregullores, neni 49,” tha Basha.