Shpërndaje

VJENË,– Që në krijimin e saj në vorbullën e pasionit për produktet organike, janë pesë gjëra që duhet të dihen rreth Austrisë, që zgjedh të dielën Parlamentin e ri.

E reja 100-vjeçare

Republika austriake, e themeluar në 1918 mbi rrënjojat e Luftës së Parë Botërore dhe Perandorisë Austro-Hungareze, do të festojë vitin e ardhshëm një shekull të krijimit të shtetit.

”Austria është ajo që mbetet”, kishte përmbledhur në mënyrë të pamëshirshme udhëheqësi francez, Georges Clemenceau që në krijimin e shtetit të vogël, marrë nga ish-territoret e perandorisë së Habsbourgëve, që shtrihej nga Çekosllovakia në Jugosllavi.

Republika e parë u trondit nga konfrontimet e dhunshme mes së majtës dhe së djathtës, që çuan, duke nisur nga 1934, në krijimin e dy diktaturave, austrofashizmin dhe më pas nazizmin.

Këto vite në përçarje ushqyen preferencën e austriakëve për koalicionet centriste prej 1945 me çmimin e riciklimit të nazistëve të vjetër në aparatin e shtetit dhe një kujtese shumë të vonuar në lidhje me përgjegjësinë e vendit të lindjes së Hitlerit në krimet e Rajhut III.

Skitë

Austriakët janë ende nën efektin e magjisë për fitoren e gjashtë radhazi të Kupës së Botës për ski nga Marcel Hirscher, një rast unikal në histori ku garat thyen rekorde audience.

Në një shtet të mbuluar me 60 për qind sipërfaqe malore, emrat e Kitzbuhel, Schladming dhe Solden tingëllojnë si premtim i majave me bardhësi absolute.

Por, gjithçka ndryshon, mësimi i detyrueshëm i skive në shkollë u hoq në mesin e viteve ’90.

Duhet thënë se një pesta e 8,7 milionë banorëve të vendit jetojnë në Vjenë, kryeqyteti në brigjet e Danubit.

Qytet ku një në dy banorë është me origjinë të huaj, Vjena po përjeton një rritje të shpejtë të popullsisë së saj, një sfidë për këtë metropol, i renditur rregullisht në krye të klasifikimeve botërore për cilësinë e jetës.

Mozart vs Conchita

Gluck, Mozart, Haydn, Beethoven, Schubert, Brahms, Bruckner, Mahler, Schoenberg, Strauss personalite të lindur në Vjenë apo të adoptuar, e kanë shndërruar kryeqytetin në një tempull botëror të muzikës.

Ky është një nga argumentet kryesore turistike të miliona turistëve që tërhiqen kryesisht nga programi i jashtëzakonshëm i Operas dhe sezoni i baleteve.

Dhe më pas shfaqet Conchita Wurst, fitorja në festivalin e Eurovision 2014 e një të riu tranvestit me mjekër dhe me flokë të gjatë që solli një frymë të re në vend duke rinovuar imazhin e tij, edhe pse asgjë nuk e zëvendëson mbrëmjen tradicionale të Krishtlindjes në Oberndorf, fshati pranë Salzbourgut ku lindi suksesi muzikor i Krishtlindjes ”Mbrëmje e qetë” gati dy shekuj më parë.

Bonbonet PEZ dhe pistoletat ”Glock”

Me një sektor të konsoliduar turistik dhe një bujqësi të një standardi të lartë si vlerë e shtuar, Austria përfiton nga pozita gjeografike që i mundëson të qënit një nga përfitueset kryesore të zgjerimit të BE në Lindje.

Pijet ”Red Bull” dhe ”Pago”, motorat KTM, bonbonet PEZ, pistoletat ”Glock”, kristalet ”Swarovski”, lojërat e fatit ”Novomatic”, këto marka austriake kanë pushtuar botën.

Eksportet janë nxitësi kryesor i ekonomisë.

Vendi numëron gjithashtu liderë botërorë për inxhinierinë dhe për çelikun special.

Pas një periudhe të dobët, të gjithë treguesit janë kthyer sërish të gjelbërt me një rritje të PBB prej 2,8 për qind i pritshëm në 2017 dhe 2018 dhe një ndër katër shtetet më nivelin më të ulët të papunësisë në zonën euro.

Sistemi i shpërndarjes së sigurimeve shoqërore dhe pensioneve mbetet bujar.

”Por, shuma e shpenzimeve dhe plogështia administrative frenojnë konkurrencën”, sipas analistëve.

Gjigantja e gjelbërt ?

Austria është liderja evropiane me 20 për qind të sipërfaqes së kultivuar në bujqësinë organike.

Të gjithë zinxhirët e shpërndarjes zotërojnë markën e tyre bio për t’i shërbyer konsumatorëve, shumë kundra OMG dhe të kujdesshëm ndaj mirëqënies së kafshëve.

Austria refuzoi me referendum përdorimin e energjisë bërthamore në 1978 dhe 87 për qind e energjisë për konsum është me burim të rinovueshëm.

Por, mbetet një nga nxënëset më të dobëta evropiane në luftën kundër gazrave me efekte serrë dhe vuan nga një betonizim i përshpejtuar i territorit të saj.

Vendi ka ambicie të sigurojë brenda një harku kohor 15-vjeçar gjysmën e nevojave energjetike (ngrohje dhe transportet e përfshira) në sajë të energjisë së rinovueshme, që mbulon tashmë pak më shumë një të tretën e konsumit.