Shpërndaje

Kongresi amerikan zbuloi një pjesë të vogël të më shumë se 3 mijë reklamave që rusët sponsorizuan në Facebook dhe Instagram për të influencuar zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016.

Këto reklama zbulojnë çështjet politike që qeveria ruse përdori për të përçarë amerikanët dhe për të ndikuar në zgjedhje.

Shumica e reklamave mbështesin Donald Trump, shpërfillin Hillary Clintonin, nxisin votuesit anti-muslimanë ose ata anti-emigracion. (të listuara më poshtë) Disa nga reklamat nxisin tubime dhe kundër-tubime që u përkthyen shumë shpejt në ndodhi reale.

Në fillim të tetorit, Facebook i dorëzoi Senatit dhe Dhomës së Informacionit më shumë se 3 mijë reklama që kompania i identifikoi si të paguara nga burime të lidhura me qeverinë ruse.

Deri dje, as Facebook dhe as komisionet qeveritare që hetojnë ndikimin e Rusisë në zgjedhje nuk kanë publikuar asnjë nga reklamat që kanë vend për interpretim. Një pjesë e reklamave të sponsorizuara nga rusët u publikuan vetëm nga mediat, si New York Times ose The Daily Beast.

Lapsi.al sjell më poshtë disa nga reklamat e sponsorizuara nga rusët. Vihet re se shumica e tyre mbështet Donald Trump. 

Faqe në Facebook që pretendon se fitorja e Bernie Sanders (kandidat i demokratëve kundër Hillary Clinton) do të vijë me ndihmën e muslimanëve. Tentohet që Sanders të pikturohet si pro-musliman.

Faqe në Facebook me emrin: Ushtria e Jezusit që publikon një foto që tregon se djalli (satani) është pro fitores së Hillary Clinton, por Jezusi kundërshton.

Faqe në Instagram e quajtur: Veteranët amerikanë, e cila Hillary Clintonin e përshkruan si vrasëse. Sipas kësaj faqeje, Clinton nuk do t’ia dijë se sa amerikanë vdesin në luftë.

Faqe në Facebook e quajtur: Zemra e Teksasit, e cila pretendon se administrata e Barack Obamës dhe Hillary Clintonit ndjek politika që nxjerrin përdhunues, trafikantë droge dhe trafikantë njerëzish nga burgu.

Faqe në Facebook kundër Donald Trump. Kjo faqe bën thirrje për protestë kundër Trump. Në eventin që organizon kjo faqe bëhet thirrje kundër racizmit, injorancës dhe ngacmimeve seksuale, që sipas saj, përfaqësohen nga Trump.

Faqe në Facebook që pretendon se senatori Bernie Sanders ka kritikuar Fondacionin e Clintonave (Bill dhe Hillary). Kjo faqe favorizon senatorin Sanders.

Faqe në Instagram ku shkruhet se i gjithë shteti i Floridas, me çdo qytet e çdo provincë, favorizon kandidatin për President, Donald Trump.

Faqe në Facebook që publikon video ku pretendohet se Bill Clinton mohon si djalë të tijin një të ri. Në faqe shkruhet se ai është djali i Bill Clinton dhe për mama ka një prostitutë zezakë nga Arkansasi.

Faqe në Instagram që justifikon përdorimin e armëve në Shtetet e Bashkuara. Aty shkruhet se kjo është mënyra se si duhet rritur fëmijët, pra me armë në dorë, jo për të promovuar dhunën, por për t’i zhvilluar atyre besimin në vetvete. Kujtojmë që Trump ishte mbështetës i ligjit të armëve, ndërsa Clinton jo.

Vlen për t’u përmendur se këto reklama janë parë nga qindra mijëra amerikanë. Në SHBA dyshohet se një nga arsyet që Trump fitoi zgjedhjet janë pikërisht këto reklama