Shpërndaje
Armin Mahler

Ka akoma njerëz sot që besojnë se Amazon nuk është asgjë më shumë sesa një version online i një magazine. Por është shumë më tepër se kaq: Amazon është një gjigand global interneti, në rritje të shpejtë dhe që po ndryshon mënyrën sesi ne blejmë, duke pushtuar përherë e më shumë tregje, duke përdorur Alexa-n për të thithur të dhënat tona personale direkt nga dhomat e ndenjes dhe duke kërkuar tanimë akses te çelësat e shtëpisë tonë që të mund të dorëzojë pakot edhe kur në shtëpi nuk ka njeri.
Edhe Facebook po ashtu, prej kohësh është bërë diçka më shumë sesa një rrjet social për miq që bisedojnë. Është një kompani mediatike që fiton miliarda në reklama duke shpërndarë përmbajtje të paverifikuar paraprakisht.
Ndryshim humori
Vetëm pak kohënmë parë, përpjekjet e BE-së për të kufizuar pushtetin e Google dhe Amazon në tregjet europiane, u denoncua në ShBA si proteksionizëm, si një përpjekje nga europianët për të mbrojtur ekonominë e tyre inferiore. Tani, megjithatë, politikanë dhe ekonomistë në ShBA kanë nisur të flasin madje edhe për gjasën e ndarjes së gjigantëve të internetit. Humori ka ndryshuar.
Republikanët kanë qenë përherë skeptikë për gjigantët e Silicon Valley, që përgjithësisht nuk kanë patur ndrojtje në mbështetjen e tyre për demokratët. Tani edhe vetë demokratët kanë nisur të shohin me dyshim ndaj kompanive, veçanërisht që nga rasti i fushatës elektorale që tregoi se modeli i biznesit i ndjekur nga Facebook, Google dhe Twitter u provua sidomos avantazhues për Donald Trump. Platformat e tyre shpërndanë miliona produkte të propagandës së krahut të djtathtë, me të cilat Rusia kërkoi të ndikonte votën amerikane. Roli i vërtetë i luajtur nga kompanitë e internetit është aktualisht subjekt i një hetimi në Kongresin amerikan.
Sado të ndryshme që mund të jenë vlerësimet e kritikëve, ata kanë të drejtë. Ka sigurisht, shumë avantazhe që lidhen me dixhitalizimin, por kapitalizmi dixhital ka nevojë urgjente për rregulla të reja – sepse ligjet e vjetra nuk janë më efektive. Ato u hartuan për një ekonomi  qe tregëtonte në të mira materilar reale dhe për të cilat çmimi ishte një faktor i rëndësishëm. Që mund i gjithi të taksohej, kontrollohej dhe nëse ishte e mevojshme të korrigjohej.
Ekonomia dixhitale, në të kundërt, bazohet në algoritme dhe kompanitë më të fuqishme të saj nuk prodhojnë ndonjë produkt fizik. Klientët i marrin shërbimet e tyre pa asnjë çmim, duke paguar vetëm me të dhënat e veta.

Sa më shumë klientë tërheq një ofrues shërbimi, aq më tërheqës bëhet për klientë të rinj, që mandej vënë në dispozicion më shumë të dhëna – çk është edhe arsyeja pse Google dhe Facebook nuk kanë frikën e një konkurenti të ri.
Gëlltitja e rivalëve të mundshëm
Fituesi i merr të gjitha: ky është ligji darvinist i ekonomisë dixhitale dhe kjo ëhstë arsyeja pse kjo ekonomi ka një prirje për krijimin e monopoleve. Por ka monopole që nuk mund të adresohen duket vënë në veprim mjetet e ligjit klasik antitrust.
Për këtë arsye, fuqia e një kompanie dhe abuzimi me këtë fuqi duhet të ripërkufizohen. Ne nuk mund të lejojmë një situatë në të cilën këto kompani jashtëzakonisht të mëdha të mund të gëlltisin rivalët potencialë përpara sesa ata të kenë nisur të zhvillohen.
Ndaj blerjet e kompanive duhe ttë monitorohen më shumë dhe më rigorozisht sesa  bëhet aktualisht  dhe nëse është e nevojshme ato duhet të bllokohen.
Së dyti, duhet të përcaktohet se kush i posedon të dhënat e mbledhura – nëse p.sh duhet t’u vihen në dispozocion edhe konkurentëve apo nëse klientët duhet përfitojnë më shumë në këmbim sesa thjesht internet pa pagesë dhe rezultatet e kërkimit në të.
Së treti, ata që shpërndajnë përmbajtjen, nuk mund të lejohen që të refuzojnë përgjegjësin për këtë përmbajtje. Pretendimet false dhe shprehje të urrejtejs nuk duhet të tolerohen.
Dhe së fundmi, ata që fitojnë shumë para duhet të paguajnë shumë taksa dhe jo thjesht në vendin e tyre të origjinës por në të gjitha vendet ku ata bëjnë biznes.
Transformimi i të gjitha këtyre kërkesave në rregullore është diçka e komplikuar dhe shumëçka mund të ndiqet vetëm më nivel ndërkombëtar… Kjo është e rëndësishme. Por po kaq e rëndësishme është adresimi i problemeve të asociuara me kapitalizmin dixhital. Përndryshe, vetëm pak kompani do të dominojnë të ardhmen tonë ekonomike.

Me shkurtime nga: http://www.spiegel.de/international/business/editorial-time-for-new-rule…