Shpërndaje

Kriza e humbjes së besimit në media nuk është aktuale vetëm tek lexuesit shqiptarë. Besueshmëria e medias ka rënë dukshëm edhe në hapsirën publike norvegjeze. Ja disa fakte interesante, por gjithsesi shqetësuese:

1• Një studim, i kryer vitin e kaluar, nga agjencia e lajmeve Reuters, dëshmon se vetëm çdo i dyti norvegjez (46 përqind) beson, “kryesisht”, në lajme. Besueshmëria tek gazetarët është edhe më i ulët; Vetëm 32 përqind të norvegjezëve besojnë tek prodhimet gazetareske, sjellë MekuliPress.

2• Një sondazh norvegjez, i financuar nga “Free Word” (Fjala e Lirë) në vitin 2014, tregoi se dy nga pesë norvegjezë nuk besojnë se mediat janë të lira dhe të pavarurura, si nga pronarët e poashtu dhe nga reklamuesit.

3• Një në tre norvegjezë nuk besojnë se mediat ndriqojnë dhe i trajtojnë temat nga shumë kënde vështrimi./MekuliPress/