Shpërndaje

Cilat janë vendet më bujare në botë? Vendin e parë e zë Suedia, e ndjekur nga Danimarka dhe Holanda. Italia rënditet e gjashtëmbëdhjeta dhe është më mirë se Luksemburgu, Australia, Japonia, SHBA dhe Singapori. Të dhënat janë bër publike nga Good Country Index.

Ndër parametrat  e marrë parasysh në raport janë, ekonomia, cilësia e jetës, mundësitë e barabarta, ndihma për vendet e varfëra, shkruan javanews.

Suedia është padyshim e para në listë, thotë raporti, me përjashtim të ekologjisë, lirisë së shtypit. Por Stokholmi, gjithashtu bën më shumë se çdo vend tjetër, në lidhje me grumbullimin e ndihmave për të ashtuquajturën Botën e Tretë.  Pra raporti e cilëson Suedinë si vendin që jep më shumë ndihma për të varfrit.

Madje, raporti vazhdon  gjithashtu se angazhimi humanitar dhe ushtarak suedez për misionet e mbështetjes së paqes ose për misionet paqeruajtëse nën mandatet e Kombeve të Bashkuara zë vendin e parë. Raporti vlerëson Suedinë si vendi ku ja vlen të jetosh, referuar mundësive të barabarta mes grave dhe burrave, dhe si një vend me frymën më të mirë dhe më dinamike sipërmarrëse në botë, si dhe cilësinë e mirëqenies dhe mirëpritjen e dhënë për migrantët, javanews.al

Le të shohim se si vazhdon renditja: vendi i dytë Danimarka, një vend tjetër skandinav, i vlerësuar nga OKB si vendi më i lumtur në botë. Pastaj ka edhe dhjetë të tjerë. Në rend, Holanda, Britania e Madhe, Zvicra, Gjermania, Finlanda, Franca. Vendi i fundit në renditjen botërore është Libia. Italia është në vendin e gjashtëmbëdhjetë në renditjen e indeksit, që është, pas Luksemburgut, Australisë, Shteteve të Bashkuara, Japonisë dhe Singaporit./JavaNews