Shpërndaje

Myslym Pashaj, koloneli në pension që në vitin 2010-2011 u angazhua në oponencën e marrëveshjes për delimitimin e ujërave territoriale dhe shelfit continental me Greqinë, ka dhënë sot një intervistë për gazetën “Panorama” përmes të cilës ka komentuar zhvillimet e fundit mes të dyja vendeve. Në komentet e tij duhet veëuar qëndrimi “i ri”, joemocional, që Pashaj mban në raport me marrëveshjen aktuale.

“Fajtore për këtë marrëveshje është pala shqiptare. Nuk po themi se marrëveshja që është hartuar ka qenë kundër Shqipërisë, por në negociata dhe në marrëveshje, shqiptarët janë treguar joprofesionalë dhe kanë shkaktuar një dëm shumë të madh, që i ka shkaktuar shumë vendit, pasi ka prishur marrëdhëniet me shtetin grek”, shprehet ai.

Kujtojmë se gjatë vitit 2010, u hodhën akuza për tradhëti dhe klima u ngarkua shumë. Ëështja e hap me forcë që në vjeshtën e vitit 2009, kur PS-së i duhej të dilte nga qerthulli i humbjes së zgjedhjeve parlamentare.

Përdorimi i marrrëveshjes për qëllime të brendshme politike duket se është në fundin e vet. Po kështu Pashaj rekomandon si zgjidhjen më të mirë negociatat dyplaëshe dhe jo Arbitrazhin, diçka që ngjan e papritur po të mbahet parasysh pathosi me të cilin u trajtua kjo temë pak vite më parë.

Zgjidhja më e mirë do të ishte të mos shkohet në Arbitrazhin ndërkombëtar. Nuk duhet të largohemi nga marrëdhëniet dypalëshe. Konventa e detit në përgjithësi i ka trajtuar standardet dhe ua ka lënë në dorë shteteve fqinje të vendosin. Në kushtet në të cilat Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë këtë marrëveshje, unë them që të dyja palët tona duhet të ulen edhe të fillojnë bisedimet e t’i trajtojnë marrëdhëniet me besueshmëri me njëri-tjetrin. Nuk duhet të ulen në tryezë për t’ia hedhur njëri-tjetrit, por për t’u mbështetur në marrëdhëniet dypalëshe…Pra, në tavolinë diskutimi duhet të lidhet me rrethanat gjeografike që kanë dy shtetet. Unë them që medoemos të ketë një njohje të mirë të konventës së shtetit dhe të ketë një besueshmëri dypalëshe. Nuk duhet të nisemi nga ekstremizmi, marrëveshja nuk duhet të përfshihet me politikën. Duhet të mbështetemi në konventën e detit dhe rrethanat në të cilat ndodhen dy vendet dhe jam i sigurt që do të prodhohet një marrëveshje, e cila do t’i lërë të kënaqura të dyja vendet”, shprehet ai.

http://www.panorama.com.al/a-do-rinegocioje-greqia-per-detin-flet-kolone…