Shpërndaje
Mandatory Credit: Photo by MediaPunch/REX/Shutterstock (9219416e) Atmosphere #MeToo women's march, Los Angeles, USA - 12 Nov 2017

Kohët e fundit një lum akuzash kanë ndodhur në Hollywood nga aktorë të ndryshëm të cilët akuzohen për abuzime seksuale. Përdhunime dhe ngacmime seksuale po raportohet pothuajse çdo ditë.

Frymëzuar nga fushata #MeToo, në mbështetjeve të femrave dhe meshkujve që janë ngacmuar apo abuzuar seksualisht, mijëra njerëz u mblodhën në “Dolby Theatre”. Në #MeToo, femrat marshonin në shenjë proteste duke treguar edhe historitë e tyre personale të abuzimit, si edhe mbështetjen për personat që kanë provuar ndjesinë e tmerrshme.

Marshimi filloi në zemër të Hollywood, aty ku edhe u nisën akuzat ndaj producentevë më të mëdhenj apo aktorëve të famshëm, dhe më pas vazhduan rreth 1 kilometra në Sunset Boulevard, ku u ngrit edhe podiumi ku u mbajtën fjalimet nga njerëzit duke përfshirë akuzat ndaj producentit Harvey Weinstein.