Shpërndaje

Të nderuarë lexues,
Sikur kjo propagandë e organizuar mediatike të shigjetohej kundër CDU-së gjermane apo AP-së norvegjeze, më besoni se do t’i dëmtonte këto parti, sikurse që do të ndikonte edhe tek votuesit gjerman dhe ai norvegjez.

Gjithë ky mekanizëm shtetëror e partiak në sulm! Githë kjo propagandë televizive! Sa shumë luftë speciale që po prodhon e po lanson shteti kundër Lëvizjes VeteVendosje: Dhe, akoma,nuk ka rezultate të dëshiruara të porositësve.

E tërë kjo fushatë me lajme të rreme! E tërë kjo “ofanzivë Barbarosa” për blerje të votave nga hallegjinjtë. Sa premtime! Sa gënjeshtra e sa ledhatime boshe për punësim; Dhe, nuk ka ndikime masive tek votuesit largëpamës të Kosovës.
Sa kontrrollë e madhe e lajmit të RTK-së! Sa shpifja kundët kreut të LVV-së! Sa “Blitz Krieg-u” kundër Lidhjes!
Dhe nuk ka thyerje, nuk ka carje të VV-së!

Të nderuarë lexues,
Kjo tregon se LVV ka arritur të krijoj, e të ndertoj, themelin e mendimit kritik tek të rinjët dhe tek masat popullore.

Propaganda e medias pamore dhe më zë, lufta speciale e portaleve të pdk-së, srpska-s dhe të ldk-së, ishte e rrezikshme, por kjo ishte, dhe është, edhe brengosëse për qytetarin. Kjo kushton; Edhe para, edhe kohë, edhe energji, por ky “Blitz Krieg” po e dëmton edhe shëndetin psiqik dhe fizik të njeriut.

Më thuani, a brengoset ndokush për këtë njeri që jeton sot në Kosovë? Më tregoni, a ka humanizëm në këto hapsira? Më rrëfeni, a egziston për këto organizma shtetërore propagandistike Serbia si shtet e si politikë? Më sqaroni, a vlerësohet si kërcnim për mediat e Kosovës, Beogradi e Vuqici apo Prizreni e Shpend Ahmeti bashkë?

Shtrohet pyetja me logjikë; Përpos Kancerit, a është edhe industria e mediave të pushtetit kërcënuesi serioz i jetës së banorëve të Kosovës?

M’a thuani! M’a tregoni! M’a sqaroni!
Më ndihmoni!