Shpërndaje

Ministri i Jashtëm dhe ish-kryeministri i Serbisë, Ivica Daccicc i ka quajtur krim kundër popullit serb bombardimet e NATO-s në Kosovë në vitin 1999 dhe tha se të gjithë përgjegjësit duhet të japin llogari para drejtësisë.

“Bombardimi i Serbisë u vendos bazuar në një histori të rreme për masakrën në fshatin Reçak në Kosovë. Havier Solana (Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s në vitin 1999) dhe gjithë të tjerët të përfshirë në marrjen e vendimit duhet të gjykohen për shkak se kanë kryer krime. Janë kriminelë lufte dhe këtë nuk kam frikë për të argumentuar dhe Ëashington “, tha Ivica Daçicc,duke folur në kongresin e të rinjve të partisë “Serbia e Bashkuar “(JS).

Duke iu referuar konceptit që dominon se serbët kanë kryer spastrim etnik, Daccicc tha: “Si mund kenë kryer serbët spastrim etnik dhe gjenocid kur kanë vuajtur persekutimin më të madh?”. Në vitin 1990, tha ai ” dikur në Kroaci jetonin 380.000 serbë, sot janë rreth 160,000, në Sarajevë ishin 150,000 banorë të etnisë serbe, sot janë më pak se dhjetë mijë, 40.000 serbë jetoin në Prishtinë, ndërsa sot ka vetëm disa familje.

Ministri i jashtëm serb theksoi se fajësimi i serbëve për shpërbërjen e Jugosllavisë u përdorur si alibi për të justifikuar politikën ndëshkuese ndaj Beogradit, pasi sipas tij shpërbërja filloi me shkëputjen e Sllovenisë dhe Kroacisë dhe referendumi për pavarësinë në Bosnje, pavarësisht kundërshtimeve të serbëve të cilët ishin me kushtetutë pakicë shtetformuese.