Shpërndaje

-Intervistë me Hasan Kuliçi, Drejtori i Drejtorisë së Gjeologjisë Inxhinierike, Gjeofizikës dhe Gjeodezisë në Shërbimin Gjeologjik Shqiptar-

TIRANË,
Rrëshqitja e dherave është një nga 3 fenomenet më problematikë dhe që rrezikon jetën e njeriut, pas tërmeteve dhe përmbytjeve. Në vendin tonë, gjatë shirave të ditëve të fundit janë regjistruar 3 600 rrëshqitje dheu në të gjithë territorin. Shkaku kryesorë i tyre është ndërhyrja pa kritere e dorës së njeriut si edhe mungesa e kanaleve të kullimit brenda standardeve.

Këtë bëri me dije Drejtori i Drejtori i Drejtorisë së Gjeologjisë Inxhinierike, Gjeofizikës dhe Gjeodezisë në Shërbimin Gjeologjik Shqiptar, Hasan Kuliçi.

Në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare ai u shpreh se, dy janë pikat më problematike të këtij fenomeni. “Ne kemi bërë shumë studime, që tashmë janë në duart e pushteti lokal e qendror. Zona e kodrinore nga Laçi dhe deri në jug, në qarkun e Gjirokastrës, dhe Vlorës janë dhe zonat ku evidentohen problemet më të mëdha të rrëshqitjeve. Kjo vjen për shkak dhe të densiteti të ndërtimeve pa kritere që është bërë në këtë pjesë të vendit. Ndërhyrja njerëzore me prerje pyjesh, apo ndërtime mbi kanalet kulluese apo mbi kolektorë në disa raste janë shtytësit kryesore të erozionit e për rrjedhojë rrëshqitjeve të dheut. Ne kemi bërë rekomandimet tona për këtë dhe ç’është e vërteta nuk është se pushteti lokal na ka dëgjuar. Rasti më konkret është ai i Pogradecit, ku Bashkia e Pogradecit pak javë më parë u lajmërua për rrezikun e shkarjeve të dheut në aksin Lin-Pogradec, por fati e desh që edhe në këtë rast të mos dëgjohej fjala jonë dhe të rrëshqitja ndodhi. Fatmirësisht pa dëme. E njëjta gjë ka ndodhur dhe në Bratë të Vlorës, apo Qafë Shtamë”, tha Kuliçi.

Ai gjithashtu drejtoi gishtin dhe nga pushteti lokal. “Çështja erozionit dhe ndërhyrjeve për menaxhimin e ujërave dhe erërave është diçka që i takon pushtetit lokal dhe për këtë ne sugjerojmë që vendimet që marrin Bashkitë duhen konsultuar me ekspertët tanë, të cilët kanë informacione të saktë për mënyrën se si duhet të ndërtohen kolektorët, madhësia e kanaleve kulluese dhe veprat njerëzore që mund të ndërtohen në një zonë të caktuar, duke paracaktuar dhe shkallën e rrezikut për erozion nga erërat apo shirat dhe për rrjedhojë minimizimin e rrëshqitjeve. Sot që flasim na rezultojnë prej shirave të fundit 3600 rrëshqitje dheu, nga më të rëndat ishte ajo e Bratit, ku ndërtimet pa leje dhe prerja e pyjeve janë rasti më flagrant. Në atë zonë është ndërtuar mbi kanal me themele të vogla fare, çka ka sjell dhe rrëshqitje të shtëpive”, tha Kuliçi.

VIDEO/ Prerja e pyjeve pa kriter dhe ndërtimet abuzive, shkaqe…

VIDEO/ Prerja e pyjeve pa kriter dhe ndërtimet abuzive, shkaqet kryesore të rrëshqitjes së dheravehttps://www.ata.gov.al/video-prerja-e-pyjeve-pa-kriter-dhe-ndertimet-abuzive-shkaqet-kryesore-te-rreshqitjes-se-dherave/

Opslået af Agjencia Telegrafike Shqiptare på 7. december 2017