Kreu Media dhe Politika Shteti shpenzoj mbi 800 mijë euro për propagandë

Shteti shpenzoj mbi 800 mijë euro për propagandë

Shpërndaje

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) sot ka bërë publike raportin “Paraja publike e shpenzuar në media (2016)”, ku u shpalosën të dhënat statistikore financiare rreth shpenzimit të parasë publike për informimin publik, shkruan MekuliPress..

Shuma totale e mjeteve të shpenzuara për informim publik nga institucionet e vendit është 812,130.36 euro.

“Kjo shumë përfshin të gjitha format e pagesave që ju kanë bërë mediave qoftë nga institucionet qendrore apo ato komunale”, thuhet në njoftim, shkruan MekuliPress.

Shteti i Kosovës, ka shpenzuar mbi 800 mijë euro në mediat që kjo i ka nën kontrrollë. Dihet qëndrimi i Radio Televizionit Publik (RTK) në raport me opozitën e vecanërisht lajmi i këtij mediumi kundrejtë Lëvizjes Vetëvendosje.

Shteti ka investuar në mediat ku do të propagandohej qeveria dhe intereset e grupacioneve të ndryshme të interesit. Publikimet, shpalljet, reklamat, shërbimet mediale, subvencione dhe grante janë paguar tek kazani i mediave të pushtetit.
Shtrohet pyetja: Cili medium i pavarur ka pranur mbështetje financiare nga Qeveria? Sa euro kanë marrë mediat e pavarura prej ketyre 800 mijë eurove të taksapauesve?