Shpërndaje

«Sa më erdh gjynah për Dardanin, bre», «Shumë mu dhimt Dardani mbrëmë», «A e shiqove, nuk ka qenë hiq i ashpër», «Gati, gati edhe lot i dilnin», «Kuku bre shumë keq e paskan trajtu, jazëk ju kjoft atyne».

Këto janë disa nga bindjet, mendimet dhe fotografitë që u ndërtuan në publik pas fjalës së z. Mulliqaj, që u zhvillua mbrëmë në televizionin Klan Kosova.

Mbrëmë, Dardan Molliqaj ishte lojtar i mirë. Ai, mbrëmë, përdori një element shumë të rëndësishëm retorik për situatën në të cilën gjindej; Përdori Emocionet/Ndjenjat.

Përse kjo bindje e formuar tek një numër jo i vogël i publikut, shtrohet pyetja? Përdori fakte z. Molliqaj? Jo! Përdori dokumente? Jo! Ai përori tjetrën; Lojën me ndjenja dhe “viktimizimin e tij”.

Duke sajur «fotografinë e armikut», Z. Molliqaj, paraqeste vehten në publik si viktimë, i keqtrajtuar, të qetë dhe të butë, ndërsa kundërshtarët dhe kundërshtarin e paraqeste, shpesh, si «autokrat», «të egër», «diktator», «i gatshëm të bënte koalicione me PDK-në», «Islamist» dhe «Babë të keq».

Strategjia e tij, mbrëmë, ishte që të përdoret sa më shumë emocioni, pra ndjenja, e sa më pak fakte e logjikë. Sepse ne jemi njërëz dhe ndikohemi më shumë nga ndjenjat sesa nga logjikja.

Mbrëmë, në publik, ai dukej, vërtetë, «i butë» dhe «komunikues». Gjuha e tij e trupit ishte e kontrolluar. Lëvizjet e dorës dhe të trupit i kishte në harmoni të përkryer. Zëri ishte i qetë dhe puhues. Mimika e tij, herë e mërzitur, herë-herë serioze, e shpesh «e pikëlluar», bëri që të dëpërtoj e të marr disa zemra të publikut të painformuar, se cfarë po ndodhë, në të vërtetë, në LVV.

Retorika na mëson se, para se të sulmosh kundërshtarin, duhet t’a paraqitësh atë sa më të egër, sa më të keq, e sa më përcarës. Pra duhet t’a parqitesh kundërshtarin si vet dreqin; mu ashtu sikurse që u paraqit, mbrëmë, z. Kurti, përmes gjuhës dhe fjalës të z. Molliqaj.

Të dashurë lexues,
Retorika është e rrezikshme; Duhet të jemi të vetëdishëm se, “retorika e dreqit” mbyllë hapësirën për nuancime dhe baraspeshë. Këtu nuk mund të vlerësosh përparësitë dhe dobësitë e “kundërshtarit”. Kritika ndaj “fotografisë së dreqit”, më vonë, bëhet më e vështirë. Motivi i dreqit i pengon zërat kritik dhe hapësira në media të ngushtohet.

Studimet retorike kanë treguar se sa e fortë është fuqia e ndarë në grupe dhe, sa e lehtë është që të ndërsesh njerëzit kundër njeri tjetrit. Dhe, këtë fenomen të luftës, goxha mirë, e kreu “retorika e mirë” e Dardan Molliqaj, e paraprirë nga retorika e keqe e kryetari të Lëvizjes Vetëvendosje, z. Visar Ymeri.

http://klankosova.tv/katemisionet/zona-b/?emision_id=672066

Sajimet e fotografive, sikurse “ata të Albinit” kundër “nesh”, kanë fuqi. Kjo fuqi na bënë që të pranojmë e t’a besojmë ”fotografinë e kundërshtarit” dhe të sulmojmë njerëzit e tjerë, sepse njeriu kupton botën me kundërthënie si për shembull: I Buti në raport me të Egrin, i Larti në raport me të Ulëtin, Babë në raport me fëmijë, i Zi në raport me të Bardhë, i Pasuri në raport me të Varfrin, Suksesin në raport me Humbjen, Demokratin në raport me jo-demokratin.

Retorika e z. Molliqaj, edhe pse “mire e përdorur”, nuk bindi masat e gjëra, sepse figura dhe vepra e Albin Kurtit nuk është partiake e as populliste, ajo është popullore.

http://klankosova.tv/katemisionet/zona-b/?emision_id=672066