Shpërndaje

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej ka dërguar një mesazh politik në ditën e Krishtlindjeve Ortodokse, teksa ka folur për Kosovën dhe popullin serb në Kosovë.

Irinej u bëri thirrje popullit serb që t’i qëndrojnë afër serbëve në Kosovë, teksa tha se “Kosova është pengu më i madh i serbëve”, shkruan mediumi serb N1 Info.

“Ne e dimë se në Kosovë dhe Metohi mbetet populli ynë i vuajtur që kanë besimin e tyre të shenjtë ortodoks dhe guximin që të dëshmojnë për emrin e tyre serb”, deklaroi Patriarku Irinej. “Ne e dimë dhe ata e dinë, kështu që mos të harrojmë këtë gjë, për shkak se Kosova dhe Metohija është Jeruzalemi ynë, toka jonë e shenjtë”.

Patriarku Irinej u bëri thirrje besimtarëve ortodoks që të lutën për vetën e tyrë dhe të tjerët, në rastin e festës së Krishtlindjeve.