Shpërndaje
People protest in Tehran, Iran December 30, 2017 in this picture obtained from social media. REUTERS. THIS IMAGE HAS BEEN SUPPLIED BY A THIRD PARTY. TPX IMAGES OF THE DAY

Drejtori i CIA-s, Mike Pompeo ka mohuar çdo përfshirje të shërbimit të inteligjencës amerikane në demonstratat që tronditën Iranin ditët e fundit, duke mohuar akuzat e liderëve iranianë. “Janë gënjeshtra”- tha Pompeo. “Protestat i ka nisur populli iranian. Filluan dhe vazhduan me kërkesën për standarde më të mira jetese duke kundërshtuar sistemin teokratik në të cilat ata jetojnë (iranianët) që nga 1979, “shtoi kreu i CIA-s në deklaratat për rrjetin televiziv amerikan Fox News.

Kryeprokurori i Iranit, Mohammad Jafar Montazeri akuzoi SHBA-të, Izraelin dhe Arabinë Saudite se qëndrojnë pas episodeve të dhunshme në Republikën Islamike, ku u vranë 21 persona, kryesisht protestues.

“Plani për të krijuar pasiguri dhe trazira në Iran ka filluar katër vjet më parë dhe arkitekti kryesor është shefi zyrtar i CIA-s për Iranin, Michael D’Andrea”- tha Montazeri sipas agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve ISNA. Pompeo nga ana tjetër deklaroi se “ne do të vazhdojmë t’i shohim iranianët në revoltë”, duke insistuar se protestat nuk kanë “mbaruar”, ndonëse në Iran ka qetësi nga e marta.

Drejtori i CIA-s gjithashtu denoncoi “dështimin” e marrëveshjes ndërkombëtare për programin bërthamor të Iranit të nënshkruar në vitin 2015, ndërsa republikanët janë duke u përgatitur për të nxjerrë një projekt-ligj që do të bëjnë të përhershme kufizimet e përkohshme të aplikuara sipas marrëveshjes, që do të zbatohen në mënyrë progresive nga viti 2025.