Shpërndaje

Sot në orët e hershme të mëngjesit u nda nga jeta mjeshtri i artit e valleve shqiptare z. Rexhep Çeliku, një nga emrat më të njohur e spikatur të Ansambit të Këngeve e Valleve. Mësohet se Rexhep Çeliku vdiq si pasoj e një sëmundjes së rëndë.

Rexhep Çeliku, lindi në vitin 1954 në Tiranë, dhe që nga viti 1976 ishte solist i Ansambit Kombëtar. Gjatë jetës artistike kishte mbi 8 mijë shfaqje, mbi 32 mijë role brenda dhe jashtë vendit. Çeliku me artin dhe interpretimin e tij rruajti origjinalitetin e vallëve tona kombëtare. Viteve të fundit ishte profesor. Ai me të drejtë ishte „Mjeshtër i Madh“ dhe „Nder i kombit“, dy çmime të cilat atij ju dhanë si mirënjohje nga kryetarët e shtetit shqiptar.

/MekuliPress/