Shpërndaje
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, gjatë ditës së sotme është takuar në Beograd me Komisionerin Evropian për Zgjerim, Johanes Hahn.

Vuçiq gjatë këtij takimi falënderoi zyrtarët e lartë të BE-së, Federika Mogherinin, Donald Tusk, e Jean Claoude Juncker, pas miratimit të strategjisë për zgjerim të Komisionit Evropian për Ballkanin Përendimore.

“Viti 2025 i përmendur më lartë për anëtarësim në BE, nuk garanton asgjë, por është një nxitje dhe stimulim për popullin serb që ata ta kenë të qartë që kanë bërë disa gjëra shumë të rëndësishme për vendin. BE-ja është një vend që na tërheq për nga vlerat  e saja, si dhe për një pozitë më të mirë ekonomike për qytetarët tanë, por gjithsesi kjo është një nga projektet më të suksesshme të ndërtimit të paqes që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore”, tha Vuçiq në një konferencë për media.

Vuçiq nuk dëshiroi të flasë për analizat më të thella dhe përmbajtjen e kësaj strategjie, pasi që sipas tij do të ishte e komplikuar dhe gjithsesi kjo analizë duhet të jetë më gjithëpërfshirëse.

“Për katër shtete dhe një territor, detyrat më të vështira janë përpara Serbisë. Është koha për të marrë vendime, për të paguar çmime të caktuara nga e kaluara, për të zgjidhur problemet që askush nuk i ka zgjidhur dekada para nesh”, shtoi Vuçiq.

Vuçic shtoi se Kapitulli i 35-të i kësaj strategjie ekziston vetëm për Serbinë dhe aty nuk përmendet ndonjë shtet tjetër.

Ai  tha se “një mal me pengesa” janë përpara Serbisë në negociatat me BE-në, dhe kjo për shkak të problemit me Kosovën si dhe çështjes së pazgjidhur të kufirit me Bosnën.

“A janë këto pengesa të lehta për ne? Natyrisht që jo, ndoshta si Himalajet, por ne nuk do të jemi të parët që do të ngjisim Mont Everestin” u përgjigj Vuçiq në një mënyrë figurative lidhur me vështirësitë e Serbisë në rrugën drejt BE-së.

“Për herë të parë nuk do të fshihem nga qytetarët e Serbisë. Në Sarajevë ne kishim ide tonat, mirëpo Boshnjakët donin ndryshe. Ne i pranuam ato ide, dhe ata prap thanë që nuk do t’i pëlqejnë as ato,  ndërsa kufiri me Kroacinë, më mirë mos të komentohet”, tha Vuçiq.

Në fund të kësaj Konference, Vuçiq falënderoi Bashkimin Evropian duke iu adresuar Johhanes Hahn ku tha:

“I nderuari zotëri Johannes, falëminderit, ndryshe nga të tjerët ju keni bërë shumë përpjekje, dhe ju e kuptoni situatën në Ballkan.