Shpërndaje

Borxhi i madh publik, presioni nga migrimi, euroskepticizmi në rritje dhe pasiguria politike janë shqetësimet më të mëdha për ekonominë e tretë më të madhe në eurozonës. Kjo është arsyeja pse Italia, e cila po shkon për zgjedhje më 4 mars, është në qendër të vëmendjes.

Koalicioni i 81- vjeçarit, Silvio Berlusconi me ekstremin e djathtë të Lega Nord renditet i pari në sondazhe me 37-38%  dhe mund të arrijë në 40%, që konsiderohet si pragu për formimin e një qeverie.

Dy grupe të tjera të mëdha, Lëvizja 5 Yjet (28-29%) dhe ish-kryeministri i qendrës së majtë Matteo Renzi (20-22%), pritet gjithashtu të mblidhen vota të mjaftueshme për të formuar një qeveri. Analistët parashikojnë pasiguri dhe negociata të zgjatura pas zgjedhjeve apo edhe një raund të dytë votimesh këtë vit.

Italia ka një borxh publik në 130% të PBB-së, e dyta pas Greqisë, por ajo që e bën situatën më shqetësuese janë shifrat. Sipas Bankës së Italisë, qeveria detyrohet rreth 2.3 trilionë euro që i korrespondon përafërsisht 35,000 për çdo italian, duke përfshirë edhe të sapolindurit. Asnjë parti italiane nuk ka paraqitur një propozim për të ulur borxhin. Përkundrazi këto zgjedhje janë kthyer në një konkurs se kush mund të rritet më shumë, disa parti kanë propozuar shpenzime deri në 200 miliardë euro, pothuajse 12% të PBB-së..