Shpërndaje

Pas këmbënguljes së ministres Mirela Kumbaro për të mos u tërhequr nga projekti për zhvendosjen e trupës së Teatrit Kombëtar në kompleksin “Turbina”, duket se qëndron vetë kryeministri. Ndonëse në dukje i ka qëndruar larg këtij debati zoti Rama ka gjetur mënyrën për të thënë se qeveria e tij nuk merr leksione nga askush. Duke i kthyer përgjigje një komentuesi në facebook, kryeministri la të kuptohet se janë artistët ata që nuk dijnë çfarë duan.

Komentuesi: E degjove Robert Ndreniken Edo? Po Bujar Asqeriun? Folen nga plasja e shpirtit, keshtu jemi pothuaj te gjithe,edhe pse te japim voten qe te mos fitoje me ai Qoftelargu!

Rama: Jo Andi nuk i kam degjuar dhe nuk e di cfare plasje kane, po di qe debati per te mbrojtur godinen e rrenuar teatrit, eshte nje debat i stervjeter, i sterlodhur dhe pa asnje vlere e asnje kuptim sot! Sa ka bere qeveria ime per teatrot, muzete, stadiumet ne vetem 4 vjet nuk i kane bere te gjitha qeverite bashke ne 25 vjet! Nuk mjaftojne? Aspak. Por ama leksione te asnje lloji s’na jep dot askush dhe ne keto kater vjet do bejme ende me shume, perfshire edhe Teatrin e Ri Kombetar, duan s’duan ata qe s’dine cfare duan!

Aktorët e Teatrit Kombëtar refuzojnë të largohen në ambjentet e “Turbinës”, duke kërkuar transparencë për projektin e ri të teatrit, që sipas tyre ka shumë gjasë të jetë i inkuadruar brenda një kulle.