Shpërndaje

Presidenti Slloven Borut Pahot i cili po mban fjalim në Kuvendin e Kosovës, ka porositur deputetët që ta ratifikojnë demarkacionin me Malin e Zi për të mos shkaktuar vonesa të mëtejme.

Ai ka thënë se këto këshilla ua jep si një mik i Kosovës, sepse Bashkimi Evropian nuk pranon shtete që kanë të pazgjidhur çështjen e kufirit.

“BE nuk pranon shtete që nuk i kanë zgjidhur çështjet e kufijve. Është e pritshme që e vendet të zgjidhin gjitha problemet para integrimit në BE. E di kompleksitetin e kësaj që Kosova përballet më çështjen e kufirit. Unë si një mik i juaji  ju inkurajon që tymos hezitoni ta ratifikoni demarkacionin. Këtë këshillë ua them si një mik i juaji hezitoni ta zgjidhni çështjen e kufirit”, ka thënë Pahot.

Por presidenti slloven ka harruar kur më 4 nëntor 2009, dy shtetet iu kishin drejtuar procesit të arbitrazhit. Kroacia dhe Sllovenia e kontestonin vijën kufitare ndërshtetërore afër Gjirit të Piranit. Konflikti u zgjodh me ndërmjetësimin ndërkombëtar dhe u arrit një marrëveshje e “kënaqëshme” për të dyja palët, kujton MekuliPress.info