Zgjedhjet e 11 qershorit janë edhe një lloj testi për ish-deputeten e AAK’së Donika Kadaj-Bujupi. Asaj i duhet të tregojë se aderimi në Lëvizjen Vetëvendosje nuk ka qenë vetëm individual, porse pas vetes ka ngrehur edhe simpatizantët e saj.

Por, një gjë të tillë, duket se Donika Kadaj nuk po arrin ta bëjë. Ajo së fundi ka publikuar disa fotografi të disa tubimeve të ndryshme, në rajone të ndryshme të vendit. Në pamje, shihet se Kadaj-Bujupi nuk po arrin të grumbullojë shumë elektorat të saj. Madje, as në Istog, prej edhe nga vjen ajo.

Loading...

Tubimi më i madh i saj, sipas pamjeve, është më rreth 40 persona të pranishëm. Në mesin e tyre ka edhe fëmijë, që nuk kanë të drejtë vote.

Megjithatë, në facebook, vetë kandidatja e VV’së për Deputete po mundohet t’i ‘shesë’ si madhështore këto tubime, me kaq pak njerëz në mbështetje të saj dhe kandidatëve tjerë të partisë së Visar Ymerit.

“Që nga Llapi e gjerë në Dukagjin, të gjithë kanë vendosur për ndryshim. Tubime në fshatin Halabak dhe Pollatë në Besianë(Podujevë) si dhe në fshatin Gurrakoc të komunës Istog-ut”, shkruan Donika Kadaj.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje më 11 qershor garon me Albin Kurtin kandidat për Kryeministër. /GazetaExpress/.


 
Loading...