Shahin Sallahu

100%- shi është tërësia absolute e një shumë. Çkado që vije mbi këtë shumë është tejkalim i shumës së plotë. Sa është vonuar Kosova me këtë përqindje, 1000%!?

Loading...

Ta zëmë që Kosova 10 vite pas pavarësisë ka humbur një 100% çdo vit, atëherë lehtë arrijmë te 1000%-shi. Kosovës që nga përfundimi i luftës, e sidomos pas shpalljës së Pavarësisë, Serbia nuk ka lënë gurë pa i hudhur në rrugë, dhe atë në vazhdimësi.

Pse Kosova toleroj gjatë gjithë kohës mbushjën e dyqaneve me produkte serbe?

Janë disa të ashtuqujatur biznesmenë që përmes Serbisë në Kosovë janë bërë multimilioner! Madje, të tillët quhën biznesmen shumë të suksesshëm. Kujtojmë Ramiz Kelmendin që ka ndërruar disa parti politike e i cili është më meritori për kthimin e Serbisë në Kosovë!

Kujtojmë vëllezërit Devolli që shesin krunde për miell në Kosovë, gjithashtu të sjellur nga Serbia! Këtyre nuk u mjafton ushqimi (nëse mund ta quajmë të tillë!), por tani përmes paketës së tyre televizive, sjellin Serbinë në ekranet e televizorëve dhe familjeve shqiptare! Kujtojmë që pijet e gazuara si Coca Cola dhe uji Rosa, sillen nga Serbia në Kosovë! Kujtojmë gjthashtu që produktet si Strudle, të deklaruara si kancerogjene në Slloveni, mbushin çdo regal të dyqaneve në Kosovë.

E si mos të kujtojmë që Kosova edhe më blen rrymë elektrike nga Serbia!?

Të gjitha këto produkte në një mënyrë i janë imponuar konsumatorit në Kosovë, duke ndëshkuar e ngulfatur prodhuesin vendor. Në të njëjtën kohë, fabrikat serbe kanë mbajtur në mënyrë konstante numrin e madh të punëtorëve si dhe prodhimin e produkteve që janë eksportuar për në Kosovë. E çfarë kishte ndoshur ndërkohë në Kosovë?

Emigrim drejt botës nga mungesa e perspektivës për të jetuar në Kosovë. Dmth. 10 vite pas pavarësisë, Kosova do të mban edhe më tutje numrin e parë të të mërguarve brenda Evropës, ndërsa Serbinë nuk do ta lëshon pothuajse asnjë qytetar i saj. Të jemi të sinqertë, sikur roli i Kosovës kundrejt Serbisë të ishte anasjelltas, asnjë produkt i Kosovës nuk do të shitej në Serbi.

Asnjë Serb nuk do ta kalonte territorin e Kosovës me makinë! “Nuk të nguc askush në Serbi…” dëgjon mërgimtarin shqiptar që kalon nëpër rrugët e Serbisë!? Po si të nguc kur ti ua mbush arkat me paratë e tuaja?

Aty-këtu natyrisht ndodh ndonjë incident, sa për konsum ditor politik, asgjë tjetër. T’i kthehemi taksës 100%. Çfarë ndodh me produktet serbe që janë tani pronë e koorporatave të mëdha botërore? Çfarë taksash paguajnë ata? Çfarë ndodh me lëndën e parë? Prodhon tani prodhuesi i Kosovës “produkte vendore” me lëndë të parë serbe?

Sido që të jetë, vendimi ka qenë i domosdoshëm, por dreqi e marrtë, a nuk ka tru politika kosovare të hidhet ndonjëherë në aksion, apo do të pres gjithëmonë derisa t’i shtrëngohet litari në fyt nga Serbia në mënyrë që të reagoj!?

Loading...