Reperi amerikan 50 Cent ka nisur “luftën” me shumë yje botërore të muzikës e sportit.

Loading...

Në rrjetet sociale ai është përplasur me Floyd Mayweather, Khabib Nurmagomedov, dhe Machine Gun Kellyn, e së fundmi edhe me Ja Rule.

Ai ka blerë 200 bileta të koncertit të Ja Rule, për t’ia lënë pa fansa pjesën e parë të ulëseve. Këtë e ka bërë të ditur ai përmes Instagramit.

“Çfarë shou, mendoj thjesht fantastike. Bëje sërish, fëmija im ka shkuar të pushojë”, ka shkruar 50 Cent.

Sipas Live Nation një biletë e koncertit të Ja Rule kushton 70 dollarë, dhe nëse ka blerë 200, reperi 50 Cent ka paguar rreth 14 mijë dollarë për ta bërë këtë rreng


 
Loading...