“Ti je mami më e keqe!” Ka shumë fëmijë që ankohen se prindërit e tyre janë shumë të rreptë dhe nuk i lejojnë të bëjnë çfarë duan. Në fakt prindërit gjithmonë dëshirojnë më të mirën për fëmijët, pavarësisht se ndonjëherë duken më strikte në sytë e tyre. Cilat janë cilësitë e një prindi të rreptë që ndikojnë pozitivisht në jetën e fëmijëve të tyre:

1. I mësoni fëmijët të marrin përgjegjësitë për veprimet që kryejnë
Në jetë çdo veprim ka pasoja dhe fëmijët tuaj do e mësojnë këtë që në moshë të hershme, për të qenë të përgatitur për më vonë.

2. Mbani nën kontroll përdorimin e teknologjisë
Në ditët e sotme, fëmijët dëshirojnë të ekplorojnë sa më shumë gjëra përpara ekranit, të cilat shpesh kanë edhe përmbajtje të papërshtatshme për ta. Një prind “i rreptë” e mbron fëmijën nga koha e tepërt në internet dhe nga përmbajtjet e padëshiruara.

Loading...

3. Fëmija mëson se duhet t’i meritojë gjërat që dëshiron
Në vend që t’i blini lodra fëmijës gjatë gjithë kohës, sigurohuni që fëmija të kryejë detyrat e tij e më pas të marrë si shpërblim atë që dëshiron.

4. Mësojnë se bota nuk sillet rreth tyre
Jo gjithmonë që fëmijët zemërohen duhet të veproni siç dëshirojnë ata. Mungesa e vëmendjes së tepruar do t’i bëjë të kuptojnë se po veprojnë gabim.

5. Mësojnë të ndihmojnë në punë shtëpie
Duke filluar nga punë të thjeshta të pështatshme për moshën e tyre, ata mësojnë të japin kontributin në shtëpi.

6. Respektojnë oraret e gjumit
Gjumi i rehatshëm dhe plotësimi i orareve të duhura ndikon drejtpërdrejt në një jetë të shëndetshme dhe zhvillimin e fëmijëve.

7. Nuk ndjek modelet e prindërve të tjerë
Fëmijët gjithmonë do të bëjnë krahasime dhe do të ankohen se prindërit e shokëve të tyre janë më të butë se ju. Por një prind “i rreptë” nuk do të heqë dorë nga rregullat e saj.

8. Bëni më të mirën për ta, edhe nëse nuk u pëlqen
Fëmija juaj nuk i pëlqen shumë gjëra që janë të mira për ta, si ngrënia e perimeve. Por nëse ju jeni e vendosur ata do të ndjekin udhëzimet që i garantojnë një jetë të shëndetshme pavarësisht nëse u pëlqen apo jo.

Loading...