Loading...

Po është e rëndësishme që të kontrollohet dhe monitorohet media që përcillet nga të rrinjtë. Sidomos në moshën 6-12 kur fëmija ka shumë nevojë për këshillat e prindit dhe akoma ndjen nevojën të konsultohet me të por edhe në pubertet dhe adoleshencë 12-19 gjatë të cilës ai ndihet më i rritur, me rebel, me antikonformist dhe dëshiron të ketë vendimmarrje, shkruan MekuliPress.

Është pikërisht ky momenti ku duhet të ndërhyet me delikatesë për të monituar nëse fëmijët po marin informacionin që përputhet me moshën. Është pak e vështirë në fakt pasi interneti sot është një botë që hap shumë dyer informacioni dhe vështirë të monitorohet por duhet zgjedhur rruga e mesme e artë ku me adoleshentin të gjesh gjuhën e përbashkët që më vonë të kesh akses edhe në monitorimin e tij mbi median që ai zgjedh të shikojë. Me TV është pak më e lehtë të monitorohet se interneti kjo për arsye se interneti është me privat. Nisur nga statistikat ku programet me muzikë dhe argëtim janë më të preferuarat për fëmijët mund të arrihen marrëveshje me ta mbi orarin dhe kohëzgjatjen e programeve në raport me gjërat e tjera gjatë ditës. Kjo marrëveshje nuk është e pamundur por prindi duhet të gjejë gjuhën e adoleshentit dhe të kuptojë botën e brendshme të tij.

Sa e rrezikshme është shpërdorimi i kohës së gjatë në media i të rinjve dhe aq më tepër kur ata frekuentojnë gjëra të rrezikshme për ta?

Statistikat tregojnë se gjysma e të anketuarve rrinë rreth 3 orë në ditë dhe 20 % e tyre më tepër duke parë programe në median e preferuar që është TV. Dhe kjo shifër është e tepruar për moshën e të anketuarve 13-19 vjeç pasi ata kanë nevojë të realizojnë gjatë ditës mësime, argëtim edhe komunikim të suksesshëm.

Duke ditur se pjesën e parë të ditës deri në drekë e shpenzojnë në shkollë ngelet pak kohë për pjesën tjetër të jetës së tyre. 3 orë të përditshme në TV japin pasoja për një fëmijë apo adoleshent si lodhje, mungesë vëmendje të mësimet, apati dhe mosdëshirë për aktivitet fizik, dëmtojnë sytë dhe përqendrimin, ulin shanset për komunikim real mes bashkëmoshatarëve dhe reduktojnë komunikimin me prindërit dhe të afërmit.

Rreziku rritet së tepërmi nëse gjatë këtyre orëve në media shfaqen programe të orientuara ndaj dhunës (filma të fortë aksion, horror apo me përmbajtje dhune) si dhe programe të papërshtatshme për moshën (pornografi). Kjo bën që fëmija të modeloje dhunën dhe të marrë informacion të papërshtatshme e shumë të dëmshme për moshën që është dhe këtë mund ta ndaje me bashkëmoshatarët duke përhapur kështu rrezikun edhe të fëmijët e tjere.
Prindi duhet të jetë shumë i përgjegjshëm dhe serioz në tolerimin e programeve mediatike që fëmija sheh dhe të kujdeset ta ndërgjegjësojë atë të mos i frekuentojë këto programe edhe në mungesë të tij. Nëse prindi nuk di ta bëjë këtë gjë duhet patjetër të konsultohet me një profesionist të shkencave të medias dhe të komunikimit ose mjafton edhe të lexojë rreth këtyre çështjeve për të gjetur mënyrën e duhur për të monitoruar fëmijën pasi në të kundërt pasojat te fëmija do të jenë shumë të dëmshme dhe vështirë për tu eliminuar./MekuliPress/


 
Loading...