Debati i paralajmëruar ndërmjet kandidatëve për kryeministër të Kosovës, në Klan Kosova, është anuluar për shkak të një vendimi të Komisionit të Pavarur të Mediave.

 

Loading...

Kështu thekson Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Sipas AAK-së, çdo tjetër i kundërshtarëve politik është spekulim.

“Çdo shpjegim tjetër i kundërshtarëve politik, është spekulim i pastër. Ne e kuptojmë luftën politike, por kur ajo ndërtohet mbi bazën e gënjeshtrave është krejtësisht e papranueshme, dhe për qëllim ka manipulimin e opinionit publik.  I nominuari për Kryeministër Ramush Haradinaj, është i vendosur që të mos bjerë në kundërshtim me traditën e normativave dhe zgjedhjeve”, thuhet në një njoftim të AAK-së.

Loading...