Një prej anëtarëve më të rinj të Vetëvendosjes, Adem Mikullovci, i cili kandidon për deputet në listën e kësaj partie, tha se hyrjen e tij në politike e shtynë të njëjtan arsye si në kohën e okupimit serb.

Loading...

“Të njëjtat arsye që më kanë shtyrë atëherë që të bëhem deputet, më kanë shtyrë edhe sot të hynë Vetëvendosje dhe të kandidoj për deputet”, tha Mikullovci në Magazinën Zgjedhore të Klan Kosovës.

E këto arsye Mikullovci tha se janë “zhgënjimi, gërdia, apatia, frika…”.

Adem Mikullovci, ish-delegat i Kuvendit të Kosovës gjatë viteve të ’90-ta dhe kishte marrë pjesë edhe në shpalljen Kushtetutës së Kaçanikut më 7 shtator, 1990.


 
Loading...