Sherpat e Himalajeve kanë evoluar gradualisht si popullsi, pasi trupi i tyre ka fituar aftësinë për të prodhuar energji me mënyrë jashtëzakonisht efikase edhe në se oksigjeni është minimal, si në malin e Everestit. Ky është konkluzioni i një studimi shkencor britanik që ka dëshifruar për herë të parë sekretet biologjike të popullsisë malore të Sherpas, që jeton kryesisht në Nepal dhe Sikkim të Indisë.

Loading...

Shkencëtarët morën mostra të gjakut të kësaj popullsie dhe u bënë biopsinë e muskujve në intervale kohore të njëpasnjëshme. Nga analizat u gjet se Mitochondria (fabrika e energjisë së qelizave) në trupat e tyre është shumë më efikase në përdorimin e reduktuar të oksigjenit për të prodhuar molekulën e triphosphate adenosine (ATP), e cila vepron si një “bateri biologjike” në trup, për të ruajtur dhe çliruar energji.

Popullsitë sherpat shfaqin nivele të ulëta të oksidimit (djegies) të yndyrave të muskujve në trup. Matjet treguan se trupi i Sherpas punon me të njëjtën efiçiencë të energjisë si në lartësi të mëdha ashtu dhe në relieve të ulëta, çka do të thotë se ata kanë lindur të tillë.

“Popullsitë e Sherpas kanë kaluar mijëra vjet në lartësi, kështu që nuk është e habitshme që ata janë përshtatur për të qenë më efikas në përdorimin e oksigjenit dhe prodhimin e energjisë. Kur ne të tjerët kalojmë nga vende me lartësi të ulët në vende me lartësi të madhe, organet tona  përshtaten në një farë mase për t’u bërë si ato të Sherpas, por sigurisht ne nuk mund të kemi efektivitetin e tyre” –  thotë Dr Andreë Murray, udhëheqës i ekspeditës së shkencore  nga Universiteti Cambridge dhe ai i Southampton.

Ndërsa shumica e alpinistëve kanë nevojë për oksigjen shtesë për të arritur në (8848 metra) lartësi në Everest popullsitë Sherpa arrijnë ta bëjnë atë pa oksigjen shtesë. Dy prej këtyre banorëve janë bërë edhe më të famshëm pasi janë ngjitur në Everest 21 herë! Shenjat e para të njerëzve në pllajën tibetiane datojnë rreth 30.000 vjet më parë, ndërsa vendbanimet e para nga 6000 deri 9000 vjet më parë. Pra, popullsitë e  Sherpas kishte kohë të mjaftueshme për të përshtatur dhe zhvilluar aftësitë mbinjerëzore.


 
Loading...