Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Sabit Lushtaku për veprën  penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

“Prokuroria njofton se i pandehuri S.L., me datën 31.08.2018, në ndërtesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, në Departamentin për Krime të Rënda ka penguar personin zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare në atë mënyrë që me rastin e dhënies së deklaratës si dëshmitar, ka ndërprerë procedurën e marrjes së deklaratës e pastaj e ka sulmuar fizikisht avokatin M.H, i cili ka qenë prezent në zyrën e Prokurorit të Shtetit Nj.R”, thuhet në komunikatën për media.

Loading...

“Me këtë rast, avokatit M.H i janë shkaktuar lëndime të lehta trupore pasi është goditur me grusht disa herë në anën e majtë të kokës-faqes, krahut dhe trupit”.


 
Loading...