Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott, ka deklaruar se vendimi i Interpolit për mos pranimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare, është zhgënjyese për SHBA-të.

Sipas tij Kosova do të vazhdojë të ketë probleme në qasje të listave të zeza të Interpolit për shkak të mos pranimit, dhe për këtë do të detyrohet ta bëjë përmes UNMIK-ut, shkruajnë mediat serbe.

Loading...

Kosova sot ka marrë pjesë në mbledhjen e radhës të Interpolit të organizuar në Dubai, ku gjatë raundit të parë dhe të dytit nuk arriti t’i grumbullojë votat e mjaftueshme.

Loading...