Ambasadori amerikan, Philip Kosnett në një intervistë për KoSSev’in ka bërë të ditur se nuk do ta përkrahin çfarëdo marrëveshje që mund të arrihet mes Kosovës e Serbisë.

Para pak çastesh nëpër media ishte publikuar një pjesë e kësaj intervistë, në të cilën ai kishte paralajmëruar arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse më 2019.

Loading...

Administrata e Trumpit po i vëzhgon ato që ne i quajmë konflikte të ngrira nëpër gjithë botën dhe thotë: „Duhet t’i trandim gjërat. Tash duhet bërë përparim”. Kështu që mendoj se përkushtimi i presidentit Trump është pritur mirë në Serbi dhe në Kosovë, shtoi Kosnett.

“Ne s’e “mbushim çekun blanko” që do të thotë se nuk themi se SHBA-ja do të përkrahë çdo gjë për të cilat pajtohen dy qeveritë”, ka thënë Kosnett.

Loading...