Ushtria amerikane ka njoftuar se me sukses e ka testuar sistemin raketor të mbrojtjes.

Ekspertët për këtë sistem thonë se paraqet një moment dhe tregon se SHBA-të po i forcojnë kapacitet e tyre për rrëzimin e rakterave me domen të mesëm.

Sistemi “Egis” është përdorur në testin më të ri. Ky sistem është i pajisur me standardin më të ri i cili është zhvilluar nga kompania amerikane “Rejteon Co.” dhe ajo japoneze “Mitsubishi havy industry LTD”.

Zyrtarët amerikanë vlerësojnë se për shkak të suksesit të sistemit është shumë afër prodhimi, raporton Reuters.

Drejtori i Agjencisë për mbrojtje raketore, gjeneral-majori, Sam Greevs ka thënë se testi paraqet “arritje të madhe dhe është moment kyç”.

Ekspertët thonë se ky test mundësonë edhe vazhdimin e planeve për vendosjen e mundshme në Poloni.

Planet e SHBA-ve për vendosjen e sistemit mbojtjes raketor në Poloni si përgjigje ndaj sulmeve eventuale nga Irani, kanë ngritur shqetësime në Rusi.


 
Loading...