Mediat nuk po e kryejnë detyrën dhe obligimin e tyre. Këto po falsifikojnë lajmin dhe të vërtetën, rreth asaj se, çfarë ndodhi në Kumanovë. Pak, shumë pak mediume ishin të sinqerta, të paanshëm dhe profesionale. “Lajmi” i tyre nuk paraqiste gjendjen e vërtetë në Kumanovë. Lajmi shpërndahej shpejtë, por ishte i deformuar. Nga kush? Kush kishte fuqinë dhe kush udhëhoqi “lajmin” gjatë pushkatimit dhe bombardimit të shqiptarëve? Ishte media apo Qeveria që krijonte dhe lanconte “lajmin”?

Nga Gëzim Mekuli

Shqiptarët informohen e marrin lajmin e shpejtë për Sirinë, Irakun, Indinë, Kinën, Zelandën e re. Edhe për Marsin dhe Jupiterin informohen shqiptarët, por, paspjegueshëm, shqiparët nuk informohen për shqiptarët. Hapësirës publike shqiptare nuk i ofrohet lajmi mbi shqiptarët. Shkurt e shqip; Shqiptarët informohen për ndodhitë e botës e për galaksi, por nuk kanë mundësi të mësojnë e të kuptojnë se çfarë ndodhë ”në oborrin e shtëpisë së tyre”.

Sot, lufta për të kontrrolluar lajmin është po aq e rëndësishme sa edhe lufta për të kontrolluar tokën. E, Gruevski, me partitë shqiptare tok, e di mirë këtë gjë. Në vrasjen e fundit të shqiptarëve, një pjesë e madhe e strategjisë së Qeverive, ishte që të “gozhdohet” fjala e gazetarisë asnjënëse – ose si ”zgjidhje” tjetër ishte “martesa me detyrim” e gazetarëve me regjimin. Kjo me shpresën që bota të mos shef dallimin në mes propagandës dhe lajmit të mirë.

Pse e them këtë dhe pse mendoj kështu?

Në kohë krize apo në kohë lufte, mbulimi mediatik konsiderohet të jetë faktorë me rëndësi të veçantë. E them këtë, sepse lufta sot, ushtrohet përmes dy mjeteve: përmes ushtrisë dhe nëpërmjet mediave masive. Mediat, dhe sidomos lajmi, është faktor i rëndësishëm për ambiciet e pushtetit për të arritur imazhin e tij «të mirë». Qeviria përpunon “lajmin”, ajo të tregon se, ç’farë ndodhi dhe pse ndodhi. Përmes lajmit, qeveritë diktatoriale “duhet” të dëshmojnë se, operacionet ushtarake janë «efektive» dhe «të përshtatshme». E për të arritur këtë qëllim, për këtë punë, media konsiderohet si thelbësorja. Mos të them mbizotëruesja. Lufta në Kumanovë e dëshmon këtë fjali e këtë mendim.

Bombardimi i shqiptareve nga “shteti i tyre”, si dhe lajmi që doli nga kjo tragjedi, nxorri në sipërfaqe një pyetje të madhe: A jemi të informuar drejtë?

Deri më 09. Mai. 2015 ishin gazetarët që kritikoheshin se ishin bisht i partive dhe i qeverisë por, Kumanova dritësoj diçka tjetër: Mediat shqipe ishin kokë e këmbë të varura nga qeveritë dhe, në kështu, qeveritë ishin edhe pala dominuese. Kjo teori quhet «teoria e indeksit», e cila konsiderohet si kritike e teorive për fuqinë e mediave. Kjo teori dominoj, e po dominon, në hapsirën publike të shqiptarëvet: dhe jo vetëm në Shkup, por idiotësisht, edhe në Tiranë dhe Prishtinë.

Mbulesesa e mediave për ngjarjet në Kumanovë, shprehën interesat, qëllimet dhe këndvështrimin politik sllavo-maqedon. Kjo erdhi si rezultat i asaj se, burimet kryesore të mediave shqipe, gjithandejë, padallim, ishn dhe (akoma) janë burimet zyrtare, pra burimet pushtetare. Shembull: gjatë bombardimeve të egra policore dhe ushtarake ndaj shqiptarëve në Kumanovë, burim kryesor i lajmit ishte Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, Qeveria, Ushtria, dhe Kryeministria. Cuditërisht, këto burime «informacioni» i kishin edhe mediat shqipe në Tiranë dhe Prishtinë!

Cilët janë “ata” që po na rrejnë me fjalën, tekstin dhe me fotografinë?

Qeveritë kanë kryerol që të vendosin se, ç’farë do te jetë lajm në media, e ç’farë jo. Edhe në rastin e Kumanovës, të tri Qeveritë, ndikuan se si të realizohet mbulesa mediatike e sulmit mbi shqiptarët. Në Kumanovë nuk ishin mediat që e udhëhoqen dhe bënë lajmin. Mediat tanimë nuk kan mundësi ta ndihmojnë politikën. Qeveritë e kanë këtë fuqi. A nuk e shijuat fuqinë “e pathyeshme” të tri Qeverive këto ditë? Për një javë ditë, rresht, Shkupi, e si “bisht lope”, më pas edhe Prishtina dhe Tirana, vendosën, kontrolluan dhe manipuluan me lajmin e Kumanovës. Dhe, ky ishte momentumi ku edhe u “ndërruan rolet” dhe “detyrat”; Derisa ditë më parë, gazetarët ishin ata që kontrolluan dhe manipuluan me lajmin shqip, tanimë këtë detyrë e morën Shkupi, Tirana dhe Prishtina.

Propaganda, pjellë e qeverisë
Modeli i propagandës politike, i lansuar nga Herman dhe Chomsky, llogaritet si një revolucion në fushën e medias. Këta, rëndësi dhe përgjegjësi të veçantë u japin rolit të qeverisë në përpunim të propagandës. Qeveria vendosë se, ç’farë do të jetë pjesë e mbulesës mediale. Elita politike-mediale, vendosë, gjithashtu, për «lajmin». Dhe, këto elita dëshirojnë që të mbrojnë dhe të ruajn politikat ideologjike, tashmë të etabluara.

Në kohën e propagandës, mediat, edhe pse të rëndësishme në procesin politik, tanimë, nuk mund të vendosin se si do të veprojnë e si të informojnë. Gjatë fushatës propagandistike, mediat kanë fuqi të kufizuar. Këto janë «shërbëtore» për aktorë të tjerë politik. Kjo u vërtetua edhe atëherë kur, për tragjedinë e Kumanovës, që të tri qeveritë, ajo e Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë u orkestruan që të zhvillojnë e të shpërndajnë propagandën – lajmin e përpunuar.

Dominimi i autoriteteve politike mbi mediat

Atëherë kur derdhej gjaku, Agjensia Kosovare e Intelegjencës (AKI) doli me një deklaratë në opinion, ku ndër tjera thuhej se, disa nga të ngujuarit në Kumanovë kishin «të kaluar kriminale». Ky «lajm» i lansuar nga një institucion shtetërorë, serioz e asnjënës, e i lansuar nga mediat, që elita politike i kishte nën pushtet, tregoj se «marrëveshja» për të ruajtur establishmentin ideologjik, në mes të qeverive në pushtet, ishte konkretizuar. Tani mediat ishin tërsisht të mbidominuara nga politika dhe elita ideologjike. Propaganda dhe thashethemet krijonin lajmin. Populli shqiptar u keqinformua.

A arriti elita politike e Shkupit, Prishtinës dhe Tiranës të «udhëheqë» mbulesën mediatike të terrorit maqedonas ndaj grupit të Komanovës?

Një elite të tillë, të korruptuar, doemos i duhej të kërkonte e të provonte, që të mbrojë intereset dhe ideologjitë e saja politike dhe ekonomike. Por lajmi i përpunuar nga Qeveria e Tiranës dhe Prishtinës ishte i papritur, i përpunuar dhe kishte elemente të propagandës së luftës. Lajmi për trimat e Kumanovës u përpunua, si nga autoritet civile, e poashtu, edhe nga autoritetet ushtarake. «Lajmi» ishte i planifikuar dhe sistematizuar. Censura dhe autocensura zuri vend.

Kempf përdallon propagandën e luftës si një propagandë e llojit të vecantë. Në fushatën propagandstike përparësi dhe mbështetje u ipet logjikës ushtarke e sulmuese, para perspektivës për një zgjidhje paqësore të një konflikti. Shembull nga Norvegjia: Terroristi norvegjez Breivik, me 22 korrik 2011 sulmoi dhe bombardoi ndërtesën e qeverisë dhe vrau 69 njerëz, – nga këta 33 ishin nën moshën 18 vjeçare-. Arrestimi i tij u bë pa luftë dhe pa helikopter bombardues. Nuk u shkrep asnjë plumb. Pra ishte një zgjedhje paqësore e një konflikti. Përderisa Qeveria norvegjeze përparësi u dha zgjedhjeve paqësore, qeveria maqedone, përparësi i dha dhunës dhe logjikës ushtarake, (ndaj një grupi që nuk kishte vrarë asnjëri dhe nuk kishte bombarduar asnjë objekt). Edhe në fushën e lajmit kishte dallime: Në norvegji media ishin të pavarura, në Shkup, qeveria « vrau » mediat. Gazetarët nuk kishin mundësi fushëveprimi.

Qeveria maqedonase permes mediave, duhej të portretizonte luftën si absolutisht të nevojshme, urgjente dhe si shpëtuese e jetërave të civilëve. MPJ e Maqedonisë, disa herë, doli me deklarata politike, ku e arsyetonte aksionin e armatosur shtetëror kundër grupit të Kumanovës dhe, vazhdimisht, mbështeste bombardimin e shtëpive të shqiptarëve. «Ky aksion po kryhet për të ruajtur shtetin juridik dhe sigurinë e qytetarëve », thuhej në deklaratën MPJ të Maqedonisë.

Mos të harrojmë, në propagndën e luftës konflikti paraqitet në atë menyrë, sikurse mundësitë për bashkëpunim dhe komunikim me palën tjetër nuk është e pranishme e as i mundshëm. Vetëm veprimet ushtarake konsiderohen si të përshtatshme për të zgjedhur konfliktin. Gjatë informimit, të drejtat dhe synimet e Qeverisë së Maqedonisë u idealizuan. U dha përparësi dhe legjitimitet veprimeve ushtarake, ndërsa veprmet e palës kundërshtare u paragjykuan, u sulmuan dhe u dënuan.
Jo vetëm nga ana e Gruevskit, por edhe nga Tirana dhe Prishtina, është shënuar një luftë e një angazhim për të kontrolluar rrjedhën e informacionit, kontrollin e raportimit të lajmit si dhe të fitojë opinionin publik me qëllim për të ruajtur pushtetin dhe sundimin politik.

Tragjedia e Kumanovës tregoj, se në kohën e luftës, autoritetet janë aktorët qëndrorë që kanë ndikim, si në media e po ashu edhe në popull, e jo e kundërta siq besohej.
Përderisa dihet se, sllavomaqedonasit, duan e kërkojnë ta kontrollojnë rrjedhën e informacionit, kontrollin e opinionit publik, si dhe të manipulojnë mendimet mbi veprimet, në mënyrë që reagimet e dëshiruara dhe të planifikuara të ndodhin në publik, akoma «nuk po dihet» se, çka dreqin duan qeveritë e Prishtinës dhe Tiranës.

Heronjët e Kumanovës propaganda e Shkupit, Tiranës dhe Prishtinës i etiketoj si «terroristë», «rrugaçë», «me precedentë kriminale», «të paguar», etj, etj. Kështu veprointe edhe Qeveria e Serbisë për Adem Jasharin. Me këto epitete e mbështjelli edhe Heroin tonë. Pasojat dihen!

Për në fund: Herën tjetër, nëse shqiptarët terrorizohen, llogarit se nuk mund të lexosh, nuk mund të shohësh dhe as të dëgjosh lajmin e sinqertë e objektiv. Mungon shteti, guximi dhe profesionalizmi.

/Analizë e botuar më 10 maj 2015 – MekuliPress.info/